Sport
Shënoi tri gola kundër Aston Villas, theu tri rekorde

Reprezentuesi argjentinas ka shkëlqyer në fitoren 6:1 të Manchester Cityt në udhëtim te Aston Villa në ndeshjen e xhiros së 22-të të Premierligës.
Aguero arriti që në këtë ndeshje të shënoi tri gola, për të vendosur trirekorde.
31 vjeçari, ka arritur të thyejë rekordin e Thierry Henry, si futbollisti i huaj me më së shumti gola në Premierligë.
Aguro, numëron gjithesejt 175 gola.
Sulmuesi i Manchester City, me këtë tre golësh, bëhet futbollisti që ka shënuar më së shumti het-trik në Premirligë (12), ndërsa në listën e golashënuesve më të mirë në histori të kampionatit anglez, kalon Frank Lampard, duke u pozicionuar në vendin e katërt./Lajmi.net/





















