Connect with us

Sport

Kurdisja e ndeshjeve, “kancer” i futbollit

Publikuar

më

Katër persona po akuzohen nën dyshimin se kanë kurdisur një ndeshje të Ligës së dytë të Futbollit në Kosovë, ku u shënuan 3 gola.

Gjithçka kishte ndodhur në marsin e vitit të kaluar. Skuadra mysafire Fushë Kosova, ishte duke fituar në pjesën e parë me rezultat 0-1. Rezultati u përmbys nga skuadra nga Mitrovica, Trepça dhe ndeshja kishte përfunduar me rezultat final 2 me 1.

Ky rezultat ngriti dyshimet për kurdisje të ndeshjes dhe menjëherë kishin filluar hetimet. Por, ky është rasti i vetëm që është hetuar nga Prokuroria e Shtetit, e cila konfirmon se s’ka raste tjera.

Në një përgjigje me shkrim nga ky institucion, thuhet se “nuk është u duke zhvilluar ndonjë procedurë hetimore lidhur me këto raste”.

Edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), thonë se ky është rasti i vetëm që është hetuar nga organet e rendit.

Ejup Osmani, zyrtar për Integritet në FFK, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto raste nuk duhet të ndikojnë dhe zbehin punën e mirë, sipas tij, që bëhet në “shtëpinë” e futbollit kosovar.

“I vetmi rast është ai që është proceduar në gjykatë dhe më duket se është ngritur aktakuzë ndaj personave që kanë qenë të përfshirë në atë ndeshje. Kemi edhe disa raste që na kanë lajmëruar disa njerëz, por të jemi të sinqertë nuk kanë dhënë ndonjë material të mjaftueshëm dhe bindës, që të fillohet ndonjë hetim i mëtutjeshëm edhe për ndeshje të tjera”, thotë Osmani.

Kjo ndeshje e kurdisur, kishte zënë vend edhe në raportin e Federatës Evropiane të Futbollit – UEFA, e cila i kushton shumë rëndësi luftës kundër kurdisjeve të rezultateve në futboll.

Analisti i sporti dhe trajneri i futbollit Ardian Llumnica, thotë për Radion Evropa e Lirë se futbolli kosovar është nën llupën dhe monitorimin e FIFA-s dhe UEFA-s, që sipas tij, janë të pamëshirshme kur bëhet fjalë për kurdisje të ndeshjeve.

“Kemi pasur ndeshje kur tifozët vendas kanë lëshuar stadiumin për arsye se kanë dyshuar se skuadra e tyre ka kurdisur ndeshjen. Këta janë disa indikatorë kryesor që edhe tifozi i rëndomtë nga tribuna e vëren e lëre më ekspertët e UEFA-s apo njerëzit profesionistë që merren me këtë punë”, thotë Llumnica.

Llumnica thotë se ka raste të shumta në rajon dhe në vende të ndryshme të botës, ku FIFA dhe UEFA kanë shtrirë autoritetin e tyre dhe pasi që janë evidentuara raste të kurdisjeve, ato vende kanë pësuar shumë sa i përket futbollit, çka është reflektuar edhe me stagnimin e tyre për vite të tëra.

Më herët skuadrat e Kosovës, sipas trajnerit Llumnica, nuk kanë qenë të prekura nga dukuria e kurdisjeve edhe pse, thotë se ka pasur tentime.

Kjo dukuri, nënvizon ai, është rritur në masë të madhe nga koha kur ndeshjet futbollistike të ligave të Kosovës janë përfshi në baste.

“Mendoj se Prokuroria duhet të bëjë më shumë, duhet të ketë një sektor të veçantë në këto dukuri në sport. Po ashtu edhe Federata duhet të bëjë fushatë më të madhe dhe t’ia hapur sytë edhe Prokurorisë se ky është kancer për futbollin dhe nuk duhet të lejojmë që të ndodhë”, thotë Llumnica.

Shtëpia e futbollit evropian UEFA, kohë më parë ka kontraktuar kompaninë e njohur, “Sportradar”, për t’i përcjellë dhe për t’i hulumtuar të gjitha kampionatet e vendeve anëtare të saj.

Kosova nga viti 2016 është bërë anëtare e UEFA-s, andaj, sipas njohësve të futbollit, tashmë është në “radarin” e kësaj kompanie, e cila pasi i identifikon ndeshjet e kurdisura nëpër Evropë, të njëjtat i përcjell në UEFA, e cila “godet” në fund me dënime të rënda.

Lajme37 minutes ago

Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri

Lajme40 minutes ago

Arkin Jahijin mirëpritet me tortën “Mirë se erdhe kryetar” në komunën e Bërvenicës

Lajme42 minutes ago

37-vjeçari nga Tetova dërgohet pa shenja jete në spital, mjekët konstatojnë vdekjen

Maqedoni43 minutes ago

Fillkov: Provimi i jurisprudencës të mbahet vetëm maqedonisht, zgjidhja e Shasivarit është hibride

Maqedoni50 minutes ago

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

Bota1 hour ago

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

Maqedoni2 hours ago

Shkup, 31-vjeçari sulmon prindërit në shtëpi – babai e denoncon në polici

Bota2 hours ago

Mes Biblës dhe Kuranit, NYT: Nicolas Maduro i është drejtuar fesë dhe ka humbur shumë peshë

Maqedoni2 hours ago

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor: pas pesë ditësh kërkohen kontrolle shtesë

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

Lajme2 hours ago

Taksisti i SCAN Taxi i shmanget kontrollit të policisë në Prishtinë, tentoi të ikë edhe në këmbë- i gjenden mbi gjysmë kilogrami marihuanë

Lajme2 hours ago

Gjendet i shtrirë një burrë në Prishtinë, ndërron jetë në QKUK – Trupi dërgohet në IML për obduksion

NA NDIQ NË FACEBOOK