Lajme
Fatmir Sabriu: Ndërmarrjet sociale, “fole shprese” për qytetarët më të cenueshëm
Publikuar
para 5më

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, mori sot pjesë në eventin “Përforcimi i ndërmarrjeve sociale – event donatorësh”, të organizuar nga Agjencia “INOVA” në bashkëpunim me Unionin e Odave Ekonomike.
Në fjalën e tij, Sabriu theksoi se ndërmarrjet sociale janë shumë më tepër sesa subjekte juridike, duke i cilësuar si ura që lidhin margjinat me qendrën e shoqërisë. Sipas tij, ato u japin zë personave me aftësi ndryshe, të rinjve, prindërve vetëushqyes dhe të gjithë atyre që kërkojnë një shans të dytë për një jetë dinjitoze.
Ai nënvizoi se mbështetja e sipërmarrjes sociale mbetet prioritet strategjik i Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, ndërsa bëri të ditur se Propozim-ligji për Ndërmarrjet Sociale ndodhet tashmë në procedurë qeveritare dhe pritet të miratohet në Kuvend gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, duke krijuar një kornizë të qartë ligjore dhe financiare për këtë sektor.
Në kuadër të eventit, Sabriu përmendi edhe mbështetjen e projektit human për mbrojtjen e lejlekëve në “The Countryside”, duke e cilësuar atë si simbolikë shprese. “Ashtu si foletë e lejlekëve që simbolizojnë jetën, edhe ndërmarrjet sociale janë ‘fole shprese’ për qytetarët tanë më të cenueshëm”, u shpreh ai.
Në fund, Sabriu theksoi se ekonomia duhet të jetë një urë ndërlidhëse mes rritjes dhe njerëzimit, duke nënvizuar angazhimin institucional që askush të mos mbetet pas.

You may like

Mexhiti: Ne nuk luajmë futboll nëpër zyra, ne zgjidhim probleme

Protestë kundër mbylljes së shkollës fillore në Kosturnik! Banorët me peticion deri te Komuna Kumanovës dhe Ministria e Arsimit

“Ligji për përfaqësim të drejtë”, Gashi: Është zgjidhja më e mirë, opozita të mos paragjykojë

BDI do të protestojë për emrat në Tetovë, por “Marshall Tito” përdorej edhe në kohën e Teuta Arifit

Seferi: Shkupi meriton kujdes të barabartë, aksionet për gjelbërim vazhdojnë në Shkup Veri

Daut Beqiri: Me SPB-Shkup po forcojmë masat për sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e zjarreve





Riformatimi i qeverisë”, Kasami: VLEN po përforcon pozitat e saj, po merr 6 ministri

Kasami: Gjatë qeverisjes sonë dyvjeçare janë bërë shumë punë, për 20 vitet e BDI-së kjo ishte e paimagjinueshme

Kasami për protestën: BDI “hedh gurin dhe fsheh dorën”!

Jetmir Rexhepi – Drejtori që i dha një frymë të re Ansamblit Shtetëror Shqiptar

Nipi i Hasan Prishtinës i dhuron “Lulëkuqen e Kosovës” Daut Beqirit dhe një botim me rëndësi historike

Mexhiti: Ne nuk luajmë futboll nëpër zyra, ne zgjidhim probleme

Komisari i Zajazit në shërbim të Sulltan Surrelit

Mexhiti: Deri në fundjavë pritet të kemi pasqyrë të qartë për rikonstruimin e Qeverisë

Mexhiti në TV Sitel: VLEN synon të marrë një të tretën e ekzekutivit

Protestë kundër mbylljes së shkollës fillore në Kosturnik! Banorët me peticion deri te Komuna Kumanovës dhe Ministria e Arsimit

Tetovës i shtohet një magjistër i shkencave islame
