Connect with us

Lajme

Pse Hëna na duket më e madhe në horizont?

Publikuar

Fenomeni i njohur si “iluzioni i Hënës”, i ka habitur vëzhguesit e qiellit për mijëra vjetë dhe vazhdon të jetë një temë interesante për shkencën e sotme. Edhe pse Hëna duket gjigante kur është afër horizontit, e vërteta është krejt ndryshe.

Kur ajo ndodhet në atë pozicion, është në fakt një rreze të Tokës më larg nesh sesa kur ndodhet direkt sipër kokës sonë, që do të thotë se duhet të dukej pak më e vogël. Shpjegimet e hershme, përfshirë ato të Aristotelit, tentonin ta fajësonin për këtë atmosferën duke menduar se mjegulla apo thyerja e dritës shërbente si një lloj thjerrëze zmadhuese.

Por matjet e sotme e ka hedhur poshtë këtë teori duke treguar se madhësia e Hënës në film mbetet e njëjtë pavarësisht pozicionit. Neuroshkencëtarët besojnë se ky është tërësisht një proces që ndodh brenda trurit tonë kur ndërtojmë perceptimin për madhësinë.

Sipas Ligjit të Emmertit, truri ynë e gjykon madhësinë e një objekti duke kombinuar imazhin që vjen në retinë me distancën që ne supozojmë se ka ai objekt. Kur Hëna është në horizont, prania e objekteve si pemët, malet apo ndërtesat na jep tregues vizualë të distancës, duke e bërë trurin ta perceptojë Hënën si diçka që ndodhet shumë larg dhe për pasojë ta interpretojë si më të madhe.

Një faktor tjetër, është mënyra se si ne e perceptojmë formën e qiellit si një lloj tasi të rrafshët, ku horizonti na duket më i largët se Zeniti. Kjo lidhet ngushtë me “iluzionin Ponzo”, ku perspektiva e sfondit na mashtron duke ndryshuar perceptimin tonë për gjatësinë e vijave apo objekteve.

Megjithëse hulumtimet kanë treguar se ky iluzion humbet kur nuk ka tregues terreni, ai mbetet një nga misteret më interesante të përpunimit vizual njerëzor, duke na kujtuar se ajo që shohim nuk është gjithmonë një pasqyrim i saktë i realitetit fizik, por një ndërtim kompleks i mendjes sonë./tesheshi/

Lajme37 minutes ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri2 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme3 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni4 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni7 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme8 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK