Connect with us

Lajme

Heshtje zgjedhore nga mesnata, të dielën rivotim në katër komuna në RMV

Publikuar

Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune të dielën më 11 janar në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë.

Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në përfundimin e votimit më 11 janar në orën 19.

Sipas informacioneve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), fletët e votimit dhe aparatet për identifikim biometrik sot shpërndahen deri te Komisionet Komunale Zgjedhore ndërsa prej aty do të merren nga Këshillat Zgjedhorë.

NA NDIQ NË FACEBOOK