Connect with us

Bota

Ekzekutimi publik i një poeteje tromaks sërish amerikanët

Publikuar

Vrasja e Renee Nicole Good, një poeteje 37-vjeçare dhe nënë e një fëmije, e ka shndërruar qytetin amerikan Minneapolis në epiqendrën e një përplasjeje të fortë midis qytetarëve dhe autoriteteve federale. Ajo që nisi si një operacion i agjencisë kundër migracionit të paligjshëm, ICE, përfundoi me masakrimin e një shtetaseje amerikane në timonin e makinës së saj, vetëm pak hapa larg shtëpisë.

Dëshmia e nënës: “Ajo ishte e tmerruar”

Për botën e ftohtë të raporteve policore, Renee Nicole Good është thjesht një viktimë e shënuar në statistikën e një operacioni federal. Por për nënën e saj, Donna Ganger, ajo ishte drita e një familjeje që tashmë po përballet me një humbje të pashpjegueshme.

Ganger, e tronditur dhe mes lotësh, e përshkroi vajzën e saj si një person që e kishte kthyer ndihmën ndaj të tjerëve në mision jete. “Ajo ishte jashtëzakonisht e dhembshur, e dashur dhe falëse. Ishte një qenie njerëzore e mrekullueshme”- tha ajo për Minnesota Star Tribune.

Nëna e saj hodhi poshtë me forcë çdo tentativë për ta portretizuar Renee si një protestuese agresive. Sipas saj, 37-vjeçarja ka gjasa të ketë vdekur e tmerruar në momentet e saj të fundit, e rrethuar nga agjentë të maskuar që nuk kishin asnjë mjet identifikimi të qartë.

Ajo nuk ishte pjesë e diçkaje të tillë”- u shpreh Ganger, duke iu referuar përplasjes me agjentët e ICE, dhe duke theksuar se vajza e saj thjesht po jetonte jetën e saj në lagjen ku u vra, vetëm pak blloqe larg shtëpisë ku rriste djalin e saj të mitur.

Luftë politike midis demokratëve dhe republikanëve

Vrasja e Renee nuk mbeti brenda kufijve të Minneapolisit, por u shndërrua menjëherë në një përplasje frontale në Uashington. Reagimet kanë qenë të ndara në dy pole të papajtueshme, duke shpërfaqur krizën e thellë të besimit te institucionet federale.

Kongresmenia demokrate Alexandria Ocasio-Cortez nuk u kursye aspak në fjalët e saj, duke e quajtur ngjarjen një “vrasje me gjakftohtësi” që duhet ndjekur penalisht me forcën më të madhe të ligjit. Ajo e akuzoi administratën Trump se po e përdor ICEsi një “forcë anti-civile” që operon jashtë çdo llogaridhënieje demokratike.

Ndërkohë edhe Ilhan Omar, kongresmenia e Minesotës, ishte po aq e ashpër, duke e cilësuar ngjarjen si “dhunë shtetërore të pambrojtshme”. Ajo theksoi se veprimet e pamatura të agjentëve i morën jetën një “vëzhguese të zbatimit të ligjit”, duke i bërë thirrje autoriteteve federale të largohen nga qyteti që ata e shndërruan në zonë lufte.

Në krahun tjetër, zëvendës/presidenti J.D Vance por edhe presidenti Trump dolën në mbrojtje të plotë të forcave federale. Ata pretenduan se Good kishte tentuar të godiste agjentët me makinën e saj, një version që demokratët e quajnë gënjeshtër të hapur, duke u bërë thirrje qytetarëve të shohin videot e dëshmitarëve dhe “të vlerësojnë vetë se cilët udhëheqës po gënjejnë”.

Poezia që u ndërpre nga plumbat

 Ndërsa qindra banorë të Minneapolisit u mblodhën në një përshpirtje emocionale në Portland Avenue, atmosfera ishte një përzierje mes zisë dhe revoltës. Renee Nicole Good nuk ishte një emër i panjohur. Ajo ishte një poete fituese e disa çmimeve, dhe një nënë që shihej çdo ditë duke shëtitur qenin e saj, Hazelnut.

Miqtë e saj kujtojnë një grua shumë të dashur që ofronte çaj dhe biskota për fqinjët, një kontrast therës me dhunën që i mori jetën. Këshilli i Qytetit të Minneapolisit, përmes një deklarate të përbashkët, u rreshtua krah komunitetit, duke kërkuar arrestimin e menjëhershëm të agjentit që e qëlloi për vdekje.

Kushdo që vret dikë në qytetin tonë meriton të arrestohet!”- thuhej në deklaratë. Tragjedia njerëzore rëndohet edhe më shumë kur mendon se djali i saj 6-vjeçar, i cili tashmë kishte humbur babanë, mbetet tani pa asnjë prind.

Siç u shpreh gjyshi i tij, Timmy Ray Macklin:”Ai nuk ka askënd tjetër në jetën e tij. Unë do ta marr nipin në shtëpinë time”, duke dëshmuar rrënimin e një familjeje nga një vendim i marrë në pak sekonda nga një agjent federal.

Lajme18 minutes ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni2 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme3 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni4 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri5 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme6 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni7 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri7 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme8 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni10 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri10 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme11 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

NA NDIQ NË FACEBOOK