Connect with us

Bota

“Njerëzit e armatosur të Maduros janë kudo,” gazetarja venezueliane: Nuk raportojmë dot as faktet, mund të na arrestojnë

Publikuar

“Jam presidenti i Venezuelës dhe nuk pranoj fajin”.

Kjo është ajo që deklaroi Nicolas Maduro kur u paraqit për herë të parë në Gjykatën e Nju Jorkut dhe u njoh me aktakuzën që rëndon ndaj tij për përfshirje në narko-terrorizëm dhe posedim të armëve dhe pajisjeve shkatërruese. Dhe, si duket, njerëzit e tij në Venezuelë do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur pushtetin e tij.

Një gazetare nga Venezuela, Sisi De Flavis u shpreh për “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, se grupi i armatosur i Maduros, “El Colectivo”, ndodhet tashmë në terren dhe i është dhënë pushteti që mbrojnë mandatet e qeverisë së Maduros, e cila tashmë po drejtohet nga zëvendëspresidentja e vendit, Delcy Rodriguez.

“Njerëzit e armatosur të Maduros janë kudo,”

Po ashtu, gazetarja De Flavis tregon për Off the Record, se të paktën për ditën e sotme është e detyruar që t’i anulojë të gjitha intervistat e saj për mediat ndërkombëtare, pasi situata në terren është kritike.

“Sot pati një komunikim kombëtar ku thuhej se policia kombëtare mund dhe do të ndjekë penalisht këdo që ka folur për sulmin e SHBA-së,” tregon ajo për Off the Record me Andrea Dangllin.

Gazetarja shpjegon gjithashtu se ajo vetë ka qëndruar neutrale në raportimet e saj, duke u mbështetur vetëm në fakte, por në këtë rast as ato nuk mund të raportohen.

…por qeveria e Maduros nuk pajtohet me gjithçka që kam thënë, si për shembull mosrespektimi i rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2024, duke e bërë kështu atë një president të paligjshëm, . Siç e dini, në Venezuelë nuk ka liri shtypi,” shton më tej gazetarja, e cila shton se nëse do ta ndjejë vetën të sigurt në ditët në vijim, mund të raportojë edhe për detaje të tjera të situatës në Venezuelë.

Neni 5, për të cilin flet gazetarja:

“Organet e policisë kombëtare, rajonale dhe komunale duhet të ndërmarrin menjëherë kërkimin dhe arrestimin në të gjithë territorin kombëtar, të çdo personi të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e sulmit të armatosur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Republikës, me qëllim që ai person t’i dorëzohet Prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë penale, për gjykimin e tij, duke garantuar respektimin e të gjitha garancive procedurale që lidhen me procesin e rregullt ligjor dhe të drejtën për mbrojtje.” 

“Njerëzit e armatosur të Maduros janë kudo,”

Maqedoni5 minutes ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri35 minutes ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme2 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni3 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri4 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme4 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme4 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë5 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme5 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë6 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni6 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota6 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

NA NDIQ NË FACEBOOK