Lajme
Maqedonia ndër vendet me rrezikun më të lartë nga tërmetet në Evropë
Publikuar
para 8më

Modeli i ri sizmik evropian që po qarkullon në rrjetet sociale edhe një herë e konfirmon cenueshmërinë e Ballkanit, ku Maqedonia renditet në kategorinë me rrezikun më të lartë nga tërmetet.
Harta e ndan Evropën në tre nivele – zonë të kuqe me rrezik të lartë, portokalli me rrezik të mesëm deri të ulët dhe zonë të gjelbër me rrezik minimal. Sipas të dhënave të paraqitura, i gjithë Ballkani, përfshirë Maqedoninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë, është vendosur në kategorinë më kritike – zonën e kuqe, së bashku me pjesën perëndimore të Turqisë.
Nga ana tjetër, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Skandinavia, vendet baltike dhe Polonia paraqiten si rajone pothuajse plotësisht të sigurta. Spanja, Portugalia, Franca, Austria dhe Hungaria hyjnë në zonën portokalli, ndërsa Italia është paraqitur pothuajse tërësisht në të kuqe, çka e veçon si një nga vendet më të ekspozuara ndaj aktiviteteve tektonike.
Autorët e hartës theksojnë se një pjesë e të dhënave mund të ketë kufizime, duke pasur parasysh se thyerjet e vjetra apo joaktive nuk paraqiten gjithmonë në mënyrë të saktë. Megjithatë, kjo vizualizim rikthen në vëmendje nevojën për një qasje serioze ndaj sigurisë sizmike dhe forcimin e standardeve mbrojtëse në Maqedoni dhe në rajon.
Etiketimet:

Advertisement
You may like





Maqedoni7 minutes ago
Filipçe: Shtatori do të sjellë rritje të çmimeve, Qeveria nuk po ndërmerr asnjë veprim

Shqipëri37 minutes ago
Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Lajme2 hours ago
Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

Maqedoni3 hours ago
Kryeministri serb Gjuro Macut për vizitë në Ohër, u takua me Mickoskin

Shqipëri3 hours ago
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

Maqedoni4 hours ago
Vala e të nxehtit: ISHP me udhëzime për të shmangur rreziqet shëndetësore

Kosovë4 hours ago
Një valë tjetër mërgimtarësh drejt vendlindjes, ja si është gjendja nëpër kufij

Maqedoni4 hours ago
Durmishi: 5.4 milionë euro për mbi 1.300 vende të reja pune

Kosovë4 hours ago
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë

Maqedoni5 hours ago
Hakohet serveri i Entit Shtetëror të Revizionit: Nga e-maili i drejtorit po dërgohen mesazhe të rreme

Kosovë6 hours ago
BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar

Lajme7 hours ago