Connect with us

Lajme

MPB publikon rregullat për sezonin e dimrit: Përdorimi i gomave me thumba është i ndaluar

Publikuar

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nga data 15 nëntor deri më 15 mars, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, të gjitha automjetet që marrin pjesë në komunikacion janë të detyruara të posedojnë pajisje dimërore të përcaktuara me ligj, përcjell TV21. Nga MPB thonë se sipas Rregullores për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, përdorimi i gomave me thumba është i ndaluar.

Pjesë nga njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme:

Sipas dispozitave të Rregullores për pajisjen e detyrueshme të automjeteve për pjesëmarrje të sigurt në trafik (“Gazeta Zyrtare” nr. 31/2010), pajisja dimërore përfshin:

Për automjete motorike me peshë deri në 3.500 kg:

Goma dimërore në të katër rrotat me thellësi minimale të shiritit 4 mm në gjithë sipërfaqen;

Goma verore në të katër rrotat me thellësi minimale 4 mm, nëse automjeti ka me vete zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse ose pajisje të tjera ndihmëse.

Për automjete me lëvizje në të katër rrotat (4×4):

Goma dimërore në të katër rrotat me thellësi minimale 6 mm;

Goma verore në të katër rrotat me thellësi minimale 4 mm, nëse automjeti posedon zinxhirë bore. Në rast të lëvizjes së përhershme, zinxhirët duhet të vendosen të paktën në boshtin e pasëm, ndërsa në rast të lëvizjes së përfshirë me sistem të ndryshueshëm, zinxhirët duhet të vendosen në boshtin që është gjithmonë aktiv.

Për automjete mbi 3.500 kg:

Goma dimërore në rrotat lëvizëse me thellësi minimale të shiritit 6 mm;

Goma verore në të gjitha rrotat me thellësi minimale 4 mm, nëse automjeti ka me vete zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse ose pajisje të tjera ndihmëse;

Autobusët dhe automjetet e rënda që për arsye teknike nuk mund të vendosin zinxhirë bore në rrotat lëvizëse duhet të kenë goma dimërore në ato rrota dhe të kenë me vete një lopatë si mjet ndihmës.

Gomat dimërore janë ato që kanë në anën anësore shenjën “MS”, “M+S”, “M & S” dhe simbolin e një bore brenda një mali të stilizuar me tre maja.

Sipas Rregullores për pajisjen e detyrueshme të automjeteve, përdorimi i gomave me gozhda është i ndaluar.

U bëjmë thirrje shoferëve të respektojnë detyrimin ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore, pasi kjo garanton zhvillim të sigurt dhe pa pengesa të trafikut në kushte dimërore.

Shqipëri7 minutes ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme28 minutes ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme1 hour ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë1 hour ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme1 hour ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë2 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni2 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota2 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme4 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Lajme4 hours ago

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e zhdukjes së grupit të intelektualëve

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është konstatuar bakteria e re

Shqipëri5 hours ago

“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

NA NDIQ NË FACEBOOK