Connect with us

Lajme

Taravari: Manovrat e shtetit po i bëjnë Valbon Limanin dhe Isen Shabanin fitues historikë

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në lidhje me emërimet e kryetarëve ushtrues detyre në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit.

Në një reagim publik, Taravari ka krahasuar situatën aktuale me rastet historike kur, sipas tij, pushtetet kokëforta kanë tentuar të nënshtrojnë vullnetin e popullit.
“Njihet rëndom në histori se si pushtete kokëfortë kanë kërkuar të nënshtrojnë vullnetin e popullit. Kështu po ndodh edhe me kryetarët Ushtrues Detyre që duan të sjellin në Gostivar e Vrapçisht…”, ka shkruar Taravari.
Ai shton se përpjekjet e tilla nuk bëjnë gjë tjetër veçse e forcojnë më shumë vullnetin e qytetarëve.
“Sado paradoksale, njihet po prapë në histori se lëvizje të tilla e bëjnë edhe më të fortë vullnetin e sovranit. Fitues e kryetarë të popullit të Gostivarit dhe Vrapçishtit janë Valbon Limani dhe Isen Shabani! Këto manovra të shtetit ndaj tyre po i bëjnë këta djem fitues historikë”, theksoi Taravari./Zyrtare/

Advertisement