Lajme
Arsim Dalipi nderon viktimat e Masakrës së Ladorishtit

Kandidati i AKI-të për Strugën, Arsim Dalipi, përmes një postimi publik ka kujtuar me dhimbje dhe krenari 81-vjetorin e Masakrës së Ladorishtit, një ngjarje tragjike që mbetet plagë e hapur në kujtesën kombëtare.
Në mesazhin e tij, Dalipi theksoi rëndësinë e respektimit të sakrificave të paraardhësve dhe domosdoshmërinë për të mbrojtur lirinë e fituar me gjak.
“Lavdi të rënëve për liri! Sot, 28.10.2025, me dhimbje dhe krenari shënojmë 81-vjetorin e Masakrës së Ladorishtit. Në këtë ditë të zezë, 81 vite më parë, Ladorishti përjetoi një masakër ku nuk u kursyen as gratë e as fëmijët.
Ne sot, përveç homazheve dhe respektit, duhet të sigurohemi që mos shkelim mbi këto sakrifica, të punojmë fort që të gëzojmë këtë liri, të mos lejojmë kurrë shtypjen e represionet dhe të mos lejojmë kurrë që dikush tjetër të vendos për ne.
Mirënjohës përgjithmonë!”, shkroi Dalipi.
















