Connect with us

Lajme

Ibraimi nga Haraçina: Pse Ali Ahmetit iu desh të vjen Izeti e t’ia bëjë kanalizimin në Zajaz?!

Publikuar

Zeqirija Ibraimi, një nga liderët e VLEN-it në tubimin e sontëm në Haraçinë tha se VLEN në këto zgjedhje nuk vjen me fjalë boshe, por me kapital të vërtetë politik.

Tha se në këto zgjedhje situata është bardh e zi mes ofertës që ka VLEN dhe atyre që ofrojnë projekte të zbrazëta si që është opozita.

“Ne jemi në qeveri diku 15 muaj dhe rezultatet flasin vetë. Pse Ali Ahmetit iu desh të vjen Izeti e t’ia bëjë kanalizimin në Zajaz. Me çfarë është marrë ai gjatë gjithë kësaj kohe që as në fshatin e tij nuk ka mundur të bëjë kanalizim”, theksoi Ibraimi, duke kërkuar që të mbështetet kandidati i tyre, Daut Beqiri.

Në kuptim të zhvillimit të komunave, ai tha se 80 milionë euro janë ndarë vetëm për komunat më shumicë shqiptare, rrjedhimisht edhe në komunën e Haraçinës që nuk është e VLEN, ka ndarë fonde për zhvillimin e komunës së Haraçinës.

“Po e zgjidhim çështjen e kanalizimit të Haraçinës dhe Hasanbegut dhe çdo çështje që ka mbetur e hapur”, ka thënë Ibraimi, lider i Alternativës.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK