Connect with us

Lajme

Arbër Ademi: Ku shkuan 250 milionë euro nga kredia hungareze? Shqiptarët jashtë listës së përfituesve

Publikuar

Nga Aleanca Kombëtare për Integrim, në një konferencë për media, kanë deklaruar se nga 250 milionë euro kredi hungareze, kompanitë shqiptare kanë fituar pothuajse zero denarë.
“Ky nuk është vetëm diskriminim i rëndë ekonomik, por edhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj mijëra familjeve shqiptare që mbajnë bukën e gojës duke punuar në këto kompani të përjashtuara.
Këto fonde, fillimisht të paraqitura si “para kineze” dhe më pas si “kredi hungareze”, u dedikuan për “kompanitë vendore”. Por sot është e qartë se asnjë kompani shqiptare nuk është përfshirë. Ndërsa shqiptarët paguajnë taksa në buxhetin e shtetit, të njëjtit përjashtohen nga benefitet shtetërore. Ky është diskriminim i pastër, i organizuar dhe i qëllimshëm.
Skandali thellohet edhe më shumë kur Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut, e cila ka menaxhuar këtë proces, fsheh emrat e kompanive përfitues duke u justifikuar me “sekret bankar”. Por këto janë para publike – pra, paratë e qytetarëve – dhe transparenca nuk është luks, por obligim ligjor. Vetë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupcionit (KSHPK) ka kërkuar publikisht transparencë të menjëhershme të listës së kompanive përfitues.
Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj bizneseve shqiptare, por edhe ndaj punëtorëve të tyre, prindërve dhe familjeve që mbahen me ato paga. Çdo kompani e përjashtuar do të thotë dhjetëra e qindra familje shqiptare të dëmtuara, të cilave u mohohet e drejta për të përfituar nga resurset që vetë i financojnë me tatimet e tyre.
Aleanca Kombëtare për Integrim kërkon urgjentisht:
Publikimin pa vonesë të listës së plotë të kompanive përfitues.
• e drejtë dhe proporcionale të kompanive shqiptare në çdo fond publik për zhvillim ekonomik.
• Ndërprerjen e menjëhershme të praktikave diskriminuese që dëmtojnë jo vetëm shqiptarët, por edhe stabilitetin dhe zhvillimin e drejtë të Maqedonisë së Veriut.
Njëkohësisht, kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi publike nga Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti dhe Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi: ku kanë përfunduar këto para? A është ky diskriminim ekonomik pjesë e një konspiracioni më të gjerë për të mbështetur oligarkinë maqedonase që punon për defaktorizimin e shqiptarëve?
Shqiptarët nuk do të lejojnë që paratë e tyre, të paguara si taksa ndaj shtetit, të përdoren për të forcuar vetëm kompanitë e një etnie, ndërsa ata vetë dhe familjet e tyre të mbeten të përjashtuar. Ky turp nuk mund të fshihet me “sekrete bankare” dhe mashtrime propagandistike”, ka deklaruar Arbër Ademi, përfaqësues i AKI-së.

Advertisement
Lajme21 minutes ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni1 hour ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri2 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme3 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni4 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri5 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme5 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme6 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë6 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme6 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë7 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni7 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

NA NDIQ NË FACEBOOK