Kosovë
Lideri suprem i Iranit kërcënon Kosovën e Shqipërinë pasi i akuzon për komplot me Amerikën

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka akuzuar Shqipërinë për komplot me Amerikën.
Në një deklaratë pas sulmit ndaj dy bazave amerikane në Irak, Khamenei u shpreh se disa shtete të vogla si Shqipëria, në Europë po komplotojnë me Amerikën dhe muxhahedinët kundër republikës së Iranit.
“Disa shtete të vogla, të këqia në Europë po komplotojnë me Amerikën dhe muxhahedinët kundër republikës islamike të Iranit”, ka deklaruar lideri suprem i Iranit, transmeton Periskopi.
Irani nuk ka njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës për shkak se e sheh si “qenush” të ShBA-ve.
Kujtojmë se në Kosovë ndodhet baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan.
















