Connect with us

Bota

Zi në botën e medias/ Mbyll sytë përgjithmonë gazetari i njohur (Emri+Foto)

Publikuar

Gazetari dhe prezantuesi i njohur britanik, John Stapleton, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ai ndërroi jetë paqësisht në një spital në Londër, pas një përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore për shkak të sëmundjes së Parkinsonit, e cila u komplikua nga pneumonia.

Lajmin e bëri publik agjentja e tij, Jackie Gill, e cila njoftoi se gjatë ditëve të fundit Stapleton është kujdesur nga djali i tij Nick dhe nusja e tij Lisa, duke qëndruar pranë tij deri në momentet e fundit.

Karriera e Stapleton-it zgjati gati pesë dekada, duke e bërë atë një nga figurat më të njohura të ekranit britanik. Ai ka punuar në programe prestigjioze të BBC-së si Neësnight dhe Panorama, si edhe në GMTV’s Neës Hour dhe Good Morning Britain. Përveç raportimeve nga studio, ai ka mbuluar edhe ngjarje të mëdha ndërkombëtare, përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme, El Salvador dhe Luftën e Ishujve Falkland.

Në vitin 1986, Stapleton iu bashkua emisionit Watchdog së bashku me bashkëshorten e tij, gazetaren Lynn Faulds Ëood, me të cilën ndau ekranin deri në vitin 1993. Çifti kishte një djalë, Nick, lindur në vitin 1987. Bashkëshortja e tij u nda nga jeta në vitin 2020, në moshën 72-vjeçare, pas një goditjeje në tru.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK