Kosovë
Dëshmia e Rubin, avokati i Thaçit: Një shans për të dëgjuar të vërtetën

Ish-presidenti Hashim Thaçi do të ketë sot (15 shtator) rastin të thërrasë një dëshmitar në çështjen ndaj tij në Hagë, ku akuzohet për krime lufte që ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Kosova pretendohet se kanë kryer në fundvitet ’90.
Dëshmitari i ditës do të jetë ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili është paraqitur në Gjykatën Speciale për seancën e planifikuar në orën 9:00.
Rubin është një nga gati dymbëdhjetë dëshmitarët që do të thërrasë mbrojtja e Thaçit, që do të parashtrojë edhe prova të reja. Më tej, radhën për provat dhe dëshmitarët e vet do e ketë ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, me katër dëshmitarët e vet, për të vijuar me ekipet mbrojtëse të ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rexhep Selimi.
Prokurori i Specializuar, nga ana e vet, gjatë kësaj periudhe ka thirrur më shumë se 100 dëshmitarë dhe ka paraqitur rreth 3 mijë prova materiale.






















