Connect with us

Kosovë

Prokuroria e Durrësit: Betoni që u përdor për ndërtim ishte jashtë standardit

Publikuar

Prokuroria e Durrësit po shqyrton të dhënat laboratorike të materialeve të ndërtimit nga shtatë ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit, për të zbuluar përgjegjësit e vdekjeve tragjike të 23 personave nën rrënojat e tyre.

Nga ngjarja tragjike e tërmetit 6.4 ballë të rihterit që goditi Shqipërinë, humbën jetën 52 persona dhe u plagosën mbi 1 mijë.

Por, si pasojë e ndërtimit të dobët u shuan tetë nga nëntë anëtarët e familjes Lala, pasi lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar e kthyen ndërtesën 4-katëshe ku ata banonin, brenda pak sekondash, në një pirg rrënojash betoni dhe hekuri në zonën e ish-kënetës në Durrës, njofton ABC News përcjellë Klan Kosova.

Pas tërmetit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës regjistroi një procedim penal për veprat e shpërdorimit të detyrës, ndërtimit në kundërshtim me rregullat teknike me pasojë vdekjen dhe vrasjen me dashje.

Nga të gjeturat e analizave të betonit që ishte përdorur për ndërtimin e këtyre shtatë objekteve ishte jashtë standardit.

Përveç shtatë ndërtesave ku u regjistruan viktima, hetimi i Prokurorisë së Durrësit mbi materialet e ndërtimit pritet të shtrihet edhe në qindra pallatet e dëmtuara nga tërmeti, duke pasur qëllim zbardhjen e shkaqeve dhe përgjegjësit që kanë kontribuar në dëmtimin e tyre.

NA NDIQ NË FACEBOOK