Maqedoni
Adnan Azizi: VLEN ka unitet të pathyeshëm, BDI është në strofullën e fundit – patriotizmin e rrejshëm

Shefi i Shtabit të përgjithshëm të VLEN-it për zgjedhjet lokale, Adnan Azizi, në një intervistë për Telegrafi Maqedoni u shpreh se VLEN hyn në zgjedhjet lokale si favorit absolut, me kandidatë që sipas tij janë më të mirët e mundshëm.
“VLEN është i organizuar, konsoliduar dhe me identitet të pakontestueshëm. Në kampin tonë mbizotëron entuziazmi, ndërsa në anën tjetër shihet një situatë e zymtë dhe disharmoni, sidomos te AKI, ku koalicioni mbahet vetëm nga interesat personale”, tha Azizi.
Ai foli edhe për fyerjet anti-shqiptare dhe rolin e VLEN-it në Qeveri, duke akuzuar BDI-në se ka ndërtuar strategji të tëra mbi propagandë e korrupsion.
“Sulmet ndaj shqiptarëve bëhen me strategji. BDI gjatë gjithë pushtetit të saj nuk e ka pasur dertin e shqiptarëve. Nuk ka asnjë projekt që ata e kanë përfunduar në të mirë të qytetarëve. Kanë pasur pushtet absolut dhe nuk kanë bërë asgjë. Siç thotë edhe fjala popullore: strofulla e fundit e maskarait është patriotizmi”, deklaroi Azizi.















