Bota
Izaeli vendos satelit në hapësirë, rrit monitorimin në Lindjen e Mesme

Izraeli ka lëshuar në hapësirë një satelit të ri me qëllim forcimin e mbikëqyrjes në gjithë Lindjen e Mesme në vitet në vijim.
Ministri i Mbrojtjes Israel Katz dhe zyrtarët ushtarakë të vendit thanë se sateliti do të rrisë aftësinë e Izraelit për të mbledhur imazhe si ato që mblodhën nga Irani gjatë luftës 12 ditore më herët këtë vit.
Një numër i vogël njerëzisht kanë vendosur të qëndrojnë në Qytetin e Gazës, ndërsa ata që ikin përballen me vështirësi në gjetjen e një vendi në hapësirat e vogla dhe të mbipopulluara që nuk janë nën kontrollin ushtarak izraelit në Rrip.
Familjet që ikën nga veriu janë dyndur në Khan Younis dhe zonat përreth, ku vendi është mbushur me tenda dhe strehimore të improvizuara së bashku me ata që janë tashmë të zhvendosur.
Ndërkohë qindra mijëra njerëz janë në rrezik nga zia e bukës dhe gjithsej 185 persona vdiqën nga kequshqyerja gjatë gushtit duke shënuar numrin më të lartë në një muaj.
















