Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani: Të fala nga Svillarja e Poshtme, tetori po vjen!

Publikuar

Kandidati i AKI-së, Blerant Ramadani sonte ka takuar banorët e Sfillares së poshtme ku mori mbështetje apsolute për referendumin e Tetorit duke sjellur një përgjigje për të ardhmen e shqiptarëve në këtë vend.

“Sonte, në cilësinë e Shefit të Shtabit Komunal të Aleancës Kombëtare për Integrim, pata nderin të marr pjesë në mbledhjen e shtabit vendor në Sfillarë të Poshtme.

Me këtë rast, z. Avni Rexhepi u zgjodh Shef i Shtabit Zgjedhor të AKI-së për këtë zonë.

E uroj përzemërsisht për marrjen e kësaj detyre dhe i dëshiroj suksese në këtë rrugëtim të përbashkët.

Njëkohësisht, uroj shëndet dhe mbarësi për të gjithë bashkëpunëtorët tanë.

Na priftë e mbara në referendumin kombëtar të 19 tetorit!”, ka shkruar Ramadani.

NA NDIQ NË FACEBOOK