Connect with us

SKENA

Pas dhunimit të Diamantit Blu, Aroni i ndodh e papritura

Publikuar

Autoritetet në Greqi dhe Shqipëri kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar Agron Zeqon, i njohur si “Aroni”, si autorin kryesor të dhunës së ushtruar ndaj TikTokerit “Diamanti Blu” në Larisa. Ky zhvillim vjen pas një hetimi intensiv që zbardh një histori konfliktesh të vjetra dhe plane kriminale.

Sulmi i orkestruar

Ngjarja ndodhi teksa “Diamanti Blu” po transmetonte live në TikTok. Papritur, një person u ul në tavolinën e tij dhe nisi ta dhunonte brutalisht. Pas ndërprerjes së transmetimit, dhuna u intensifikua. Vetë “Diamanti Blu”, një kushëri i tij nga Berati dhe një mik tjetër, përfunduan në spital me lëndime të rënda.

 

Burime nga hetimi i policisë greke theksojnë se sulmi ishte i planifikuar dhe se autorët dyshohet se kishin marrë një pagesë prej 70 mijë eurosh për “eliminimin” e tij. Fatmirësisht, “Diamanti Blu” i mbijetoi sulmit

Historia e konflikteve dhe rrezikshmëria e Aronit

Sipas autoriteteve, Aroni, 36 vjeç, është i njohur për incidente të tjera dhune. Ai ka kërcënuar “Diamantin Blu” edhe më parë, madje duke i vënë zjarrin lokalit të tij në Çinar. Personat e arrestuar për atë ngjarje kishin deklaruar se urdhri kishte ardhur nga Aroni.

Aktualisht, Agron Zeqo është në kërkim në pesë shtete të ndryshme dhe konsiderohet një individ me rrezikshmëri të lartë. Autoritetet kanë ofruar një shpërblim për çdo informacion që çon në kapjen e tij. Ky rast nxjerr në pah rreziqet e konflikteve në rrjetet sociale, të cilat mund të shkallëzohen shpejt në dhunë të dhunë të vërtetë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK