Connect with us

Maqedoni

ASH: Përgjigjen ndaj sulmeve të VLEN-it do ta japin qytetarët në tetor

Publikuar

Në reagim ndaj sulmeve të orkestruara të VLEN-it, ku vazhdimisht përmenden Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari i saj, Arben Taravari, Aleanca ri-thekson se akuzat e tilla janë të pabaza dhe me qëllim denigrues.

“Çdo akuzë politike dhe çdo sulm ndaj Aleancës për Shqiptarët do të gjykohet nga qytetarët shqiptarë në tetor. Mesazhi ynë është i qartë: shqiptarët do të vendosin vetë për të ardhmen e tyre dhe për liderët që i përfaqësojnë me integritet dhe përkushtim ndaj komunitetit”, thekson Aleanca.

Aleanca për Shqiptarët zgjodhi popullin dhe jo kolltuqet qeveritare. Ajo dëgjoi zërin e qytetarëve kundër një qeverie që e konsideron antishqiptare, pro-serbe dhe pro-ruse. Aleanca fton VLEN-in të mos përdorë narrativin e VMRO-DPMNE-së kundër Arben Taravarit, pasi, me apo pa vetëdije, bëhet pjesë e një fushate kundër shqiptarëve që gatuhet te Pallati i Bardhë.

Aleanca për Shqiptarët dhe Arben Taravari, si gjatë qeverisë së kaluar në vitin 2024, ashtu edhe në këtë qeveri, braktisën pushtetin me vendim të autonomshëm. Aleanca nuk është e kapur, nuk është peng i askujt, nuk blihet dhe nuk shitet – dhe këtë e kanë kuptuar qytetarët. Ata që janë të kapur me dosje kriminale nuk guxojnë të lëvizin përtej vijave të kuqe të Mickoskit, sepse përfundojnë pas grilave për keqpërdorimet masive të pushtetit”, thuhet në reagim.

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje për respekt të procesit demokratik dhe të barazisë në garën zgjedhore, duke theksuar se politika e denigrimit nuk ka vend në vendimmarrjen qytetare

Advertisement
Lajme1 hour ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK