Connect with us

Lajme

Reagon presidenti kroat pas arrestimit të pilotit ushtarak që shërbeu në KFOR dhe të dashurës së tij serbe

Publikuar

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, është deklaruar pas arrestimit të pilotit të ushtrisë kroate, J.I dhe serbes Ana Murganiq për spiunazh.

Një deklaratë nga zyra e tij thotë se Milanoviq “shpreh mbështetje për të gjitha institucionet e Republikës së Kroacisë, kryesisht VSOA-n, të cilat përmes veprimeve të tyre kanë identifikuar kryerjen e mundshme të veprave penale në dëm të Republikës së Kroacisë dhe kanë marrë masat e duhura për të identifikuar autorët e mundshëm dhe për të parandaluar vepra të mëtejshme penale“.

Sipas njoftimit për shtyp, Milanoviq u informua në kohën e duhur për aktivitetet e shërbimeve kompetente dhe pret një hetim efikas që do të përcaktojë të gjitha faktet relevante.

Sipas raportimit të mediumit Index.hr, për veprën penale të spiunazhit, ata u dënuan me paraburgim për shkak të ndikimit të mundshëm mbi dëshmitarët ose për shkak të rrezikut se do të shkatërronin, fshihnin ose falsifikonin provat, pra gjurmët e rëndësishme për procedurën e provave, teksa ishin në liri.

Serbja nga Kosova u la gjithashtu në paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes, duke qenë se është shtetase e huaj.

Sipas Kodit Penal në Kroaci, dënimi për këtë krim është gjashtë muaj deri në pesë vjet burg.

Të dy u morën në pyetje dje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut të Splitit. Çështja kundër tyre po trajtohet nga policia civile dhe ushtarake, si dhe Europoli, dhe dyshohet se piloti ushtarak JI po i zbulonte sekrete partneres së tij AM, pas së cilës ajo i dërgonte ato informacione tek Lista Serbe.

Mediat kroate bënë të ditur se gruaja e ndaluar dyshohet se punon për një organizatë gjermane dhe është akuzuar penalisht për mbledhjen e informacionit që i është dhënë asaj gjatë tre viteve të fundit nga një pilot ushtarak i Splitit, i cili ka kaluar kohë në Kosovë si anëtar i kontingjentit kroat (HRVCON) brenda KFOR-it.

Dyshohet, sipas mediave, se të dy kanë shkëmbyer mesazhe nëpërmjet rrjetit social WhatsApp, në të cilat ai i ka përcjellë informacione konfidenciale në lidhje me lëvizjet dhe planet e forcave të KFOR-it në lidhje me situatën në veri të Kosovës, dhe ajo më pas ua ka përcjellë ato figurave kryesore në partinë Lista Serbe dhe madje edhe një gazetari nga një agjenci e njohur ndërkombëtare lajmesh.

Bëhej fjalë për lëvizjen e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022, lëvizjen e trupave të KFOR-it, por edhe për shumë detaje të tjera. /Insajderi.org/

Lajme1 hour ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK