Maqedoni
Borrell: Evropa e njeh Bujar Osmanin si lider që ka sjellë rezultate
Publikuar
para 11më

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh ish-nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, përmes një videomesazhi e vlerësoi lart kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani.
Duke iu drejtuar banorëve të Çairit, Borrell theksoi se është shumë i kënaqur që ka pasur mundësinë të bashkëpunojë me Osmanin.
“Është kënaqësi e madhe për mua të flas për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë për shumë vite. Si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe si kryesues i OSBE-së, ai tregoi lidership, vizion dhe përkushtim të thellë ndaj dialogut dhe bashkëpunimit”, tha Borrell.
Në mesazhin e tij, Borrell potencon se ishte veçanërisht i impresionuar nga aftësia e ish-shefit të diplomacisë Osmani për të dëgjuar, për të ndërtuar ura dhe për të gjetur zgjidhje. Cilësi këto që, sipas tij, janë kyçe jo vetëm në diplomaci, por edhe në qeverisjen lokale.
“E di sa shumë beson ai në zbatimin e premtimeve të Evropës në nivel lokal. Përvoja e tij me institucionet evropiane do t’i ndihmojë Çairit të përfitojë nga fondet dhe mundësitë evropiane, për infrastrukturë më të mirë, sistem arsimor më cilësor, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira”, theksoi Borrell.
Ai rikujtoi se Evropa e njeh Osmanin si lider që realizon.
“Besoj se banorët e Çairit do ta njohin si kryetar komune që dëgjon, që bashkon dhe që sjell përparim për çdo banor. Ai e ngriti zërin e popullit të tij në skenën ndërkombëtare. Tani je i gatshëm ta sjellësh të njëjtin përkushtim në rrugët dhe lagjet e Çairit. Përshëndetje nga Santander dhe të uroj shumë suksese në këtë mision të rëndësishëm”, përfundoi Borrell.

You may like





Mbi një vit e gjysmë pa asnjë gjurmë, ende nuk dihet fati i veteranit të UÇK-së nga Hasi

Bora mbulon majën e malit Pelister, pranë qytetit të Manastirit

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën, IHMK me këshilla për shëndetin dhe për të mbjellat

Një 27 vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë në burg

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Kusari-Lila: LVV është e gatshme të rifillojë bisedimet me LDK-në, presim qartësi për pozicionimin e saj

Të gjithë janë fajtorë, përveç djalit tim!

Kapen 5 kg matihuanë në Shkup, dy veta prangosen

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Qoku: Fuqia e VMRO-DPMNE-së është pasojë e keqqeverisjes së BDI-së dhe talljes me shtetin dhe qytetarët e tij
