Connect with us

Lajme

Historike: Komuna e Zhelinës me investim të madh në Merovë

Publikuar

Kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu, bashkë me përfaqësues të qeverisë, kumtoi nisjen e dy projekteve madhore dhe historike për Merovën: furnizimin me ujë të pijshëm dhe ndërtimin e rrugës që lidh Merovën me Sallarevën, rrugë e cila shfrytëzohet edhe nga qindra vizitorë gjatë fundjavave.

“E gjithë qeveria është sot këtu, jo për vota, jo për premtime boshe, por për punë dhe zhvillim. Kështu e dhamë fjalën dhe kështu po e jetësojmë çdo ditë,” u shpreh Sejdiu, duke theksuar se investimet në këtë fshat do t’i japin fund pritjes shumëvjeçare të banorëve.

Sipas tij, projektet e reja janë pjesë e vizionit për transformimin e Zhelinës në një komunë urbane, ku çdo vendbanim do të ketë zhvillim të barabartë dhe mundësi të reja për banorët.

“Krah për krah me popullin ne po ecim përpara. Për zhvillim e progres në çdo fshat pa dallim. Për komunën tonë. Për qytetarët tanë!”, tha mes tjerash Sejdiu.

NA NDIQ NË FACEBOOK