Connect with us

Bota

Ngjarje e rëndë në vend, ka viktima

Publikuar

më

Një aksident i rëndë i ndodhur mesditën e së hënës në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos, ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve. Ngjarja ndodhi kur një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në radhë.

Pas përplasjes, një prej automjeteve shpërtheu në flakë. Në këtë makinë udhëtonin katër shtetas shqiptarë, banorë të Athinës: një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar, një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare, shkruan Protothema. Tre prej tyre u karbonizuan, ndërsa gruaja 49-vjeçare arriti të dalë vetë nga makina, duke marrë lëndime të rënda. Shoferi bullgar i kamionit gjithashtu raportohet të jetë plagosur rëndë.

Në aksident ishte i përfshirë edhe një automjet tjetër, ku udhëtonin katër shtetas grekë, të cilët shpëtuan me lëndime të lehta dhe u dërguan në spitalin e Komotinit.

Si pasojë e aksidentit, zjarri u përhap edhe në tokat bujqësore pranë autostradës. Forca të shumta zjarrfikësish, 22 zjarrfikës me 9 automjete, së bashku me 3 ambulanca dhe policinë, mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar dhe për të menaxhuar situatën.

Për shkak të aksidentit tragjik, autoritetet bllokuan përkohësisht autostradën dhe devijuan trafikun në rrugë alternative. Pas orës 16:00, qarkullimi i automjeteve u rikthye në normalitet. Zjarrfikësit nxorën tre trupa nga automjeti i djegur, të cilët u morën nga ambulancat e EKAB.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj tragjedie rrugore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by XanthiNea.gr (@xanthinea.gr)

Advertisement
Maqedoni44 minutes ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme47 minutes ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme1 hour ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri1 hour ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme2 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme2 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme3 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë3 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme3 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni4 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni4 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë4 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

NA NDIQ NË FACEBOOK