Connect with us

Kosovë

Arrestimet e shqiptarëve në Serbi, ‘luftë’ e re politike – kërkohet presion ndërkombëtar

Publikuar

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur të enjten se i ka ndaluar dy persona me inicialet X.E dhe B.E në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile.

Në komunikatën e ministrisë nuk është përmendur nacionaliteti i të ndaluarve.

Në të, autoritetet serbe kanë thënë se dyshojnë që më 1999, të ndaluarit e kanë kidnapuar një serb me inicialet J.M në Rahovec, e kanë dërguar në një drejtim të panjohur dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

Ministria serbe ka thënë se i ka ndaluar dy personat për 48 orë dhe më pas ata do të dalin para prokurorit të rastit.

Ky njoftim ka ardhur në periudhën kur autoritetet serbe i kanë shpeshtuar ndalimet e shqiptarëve të cilët i akuzon se kanë bashkëpunuar apo kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, ose për arsye tjera.

Më 22 korrik ato e kanë arrestuar Lulzim Halilin, nën dyshimet se ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Organizata e veteranëve të UÇK-së, e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Më herët gjatë këtij muaji është ndaluar edhe Behar Preniqi në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Akuza ende nuk është bërë publike.

Kët arrestime janë kthyer në një dukuri shqetësuese dhe si një lloj “lufte” e Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Autoritetet e Kosovës i kanë konsideruar gjithmonë këto arrestime si arbitrare dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

Mirëpo, duket se thirrjet e institucioneve tona nuk janë dëgjuar mjaftueshëm dhe po vihet në pah nevoja për një reagim më rigoroz nga ndërkombëtarët.

E në lidhje me këto arrestime dhe nevojën për përfshirje të BE në këtë çështje dhe presionit ndaj Serbisë për të ndaluar këto veprime, folën njohësit për “Bota sot”.

Bajraktari: Shteti serb assesi nuk po arrin të shkëputet nga mendësia e kaluar

Së pari, avokati Ardian Bajraktari u shpreh kritik ndaj qasjes së qeverisë serbe ndaj Kosovës, derisa kritikoi ashpër Vuçiqin dhe politikat propagandues të tij.

Ai në bashkëbisedimin me “Bota sot” tha se mundësia e vetme për t’i ikur këtyre arrestimeve është shmangia e udhëtimeve përmes kufirit serb.

Image

Ardian Bajraktari

Foto galeri

“Siç e kemi thënë, kjo shpërfaqë qasjen e shtetit serb, i cili assesi nuk po arrin të shkëputet nga mendësia e kaluar, dhe për aq kohë sa në krye të këtij shteti qëndron një person i cili me propagandë dhe jo vetëm i ka shërbyer një regjimi gjenocidal, vështirë të pritet ndryshe.

Prandaj, mundësia e vetme për të mos u ballafaquar me ndalime dhe arrestime të tilla, është shmangia e këtij shteti”.

Ndër të tjera, theksoi rëndësinë e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë.

“Por njëkohësisht trysnia dhe presioni i faktorit ndërkmobëtar, me theks të veçantë Bashkimit Evropian, është i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Fundja njëri prej parakushteve për procesin e inegrimit në Bashkimin Evropian është edhe fqinjësia e mirë, e qasja e shtetit serb është e kunderta e kesaje rregulle”, përfundoi Ardian Bajraktari për “Bota sot”.

Mehmeti: Heshtja e faktorit ndërkombëtar mund të interpretohet nga Serbia si miratim i heshtur për të vazhduar këtë praktikë

Image

Faton Mehmeti

Foto galeri

Kurse, analisti politik, Faton Mehmeti për arrestimet e fundit ngriti disa dyshime, për vetë faktin se nuk është publikuar identiteti i të ndaluarve.

Në këtë pikë, tha se pas këtij veprimi mund të fshihen motive politike.

“Po, kjo situatë mund të shihet si pjesë e një lufte speciale politike dhe propagandistike që Serbia e zhvillon ndaj Kosovës prej vitesh. Arrestime të tilla, sidomos kur bëhen në kufi me vende të treta dhe në bazë të listave të njëanshme serbe, nuk kanë gjithmonë synim drejtësinë, por shpesh krijimin e frikës, presionit psikologjik dhe ndotjen e imazhit të UÇK-së në arenën ndërkombëtare.

Në këtë rast, fakti që nuk është publikuar as nacionaliteti i të ndaluarve dhe se bazohen në akuza të hershme e të diskutueshme, ngre dyshime për motivet politike prapa veprimit”, potencoi ai.

Krahas kësaj, edhe Mehmeti e vlerëson të domosdoshëm ndërhyrjen ndërkombëtarët në çështjen e arrestimeve të muajve të fundit.

“Ndërkombëtarët patjetër duhet të reagojnë më fuqishëm, sepse lista e Interpolit është përdorur në të kaluarën nga Serbia për të ndjekur ish-pjesëtarë të UÇK-së edhe në vende ku nuk ka juridiksion real.

Pastaj këto arrestime krijojnë pasiguri për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për veteranët dhe ish-ushtarët që udhëtojnë jashtë vendit”.

Në fund, analisti kërkoi nga Kosova dhe aleatët e saj ta adresojnë këtë çështje në forume ndërkombëtare

“Gjithashtu heshtja e faktorit ndërkombëtar mund të interpretohet nga Serbia si miratim i heshtur për të vazhduar këtë praktikë. Në thelb, kemi të bëjmë me një vazhdim të luftës së viteve ’90, por me mjete të reja – juridike, diplomatike dhe propagandistike. Kosova dhe aleatët e saj duhet ta adresojnë këtë në forume ndërkombëtare, të kërkojnë pastrimin e listave të Interpolit nga emrat e vendosur në mënyrë të njëanshme, dhe të sigurojnë mbrojtje ligjore për qytetarët e prekur”, përmbylli Faton Mehmeti për “Boza sot”.

Advertisement
Maqedoni1 hour ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme3 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni4 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri7 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme8 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri10 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme10 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme11 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK