Connect with us

Maqedoni

Bujqësia prioritet kyç, Taravari shpalos pjesë të Platformës së ASH-së

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shpalosur pikën 7 të Platformës Kombëtare, ku si prioritet ësht bujqësia.

“Bujqësia shqiptare, përveç se është një sektor ekonomik, ajo është edhe një trashëgimi, një mënyrë jetese dhe një garanci për sigurinë ushqimore të popullit tonë. Për Aleancën për Shqiptarët, forcimi i bujqësisë është një prioritet kombëtar dhe lokal, sepse aty nis zhvillimi ekonomik, mirëqenia e familjeve dhe ruajtja e tokës si pasuri e shenjtë kombëtare.

Në këtë drejtim, ne angazhohemi për:
• Subvencione të posaçme dhe ndihmë direkte për bujqit shqiptarë, me përparësi për ata që sot mbeten jashtë çdo mbështetjeje shtetërore.
• Krijimin e tregjeve komunale dhe kooperativave bujqësore, për të ulur shpenzimet, rritur prodhimin dhe siguruar shitjen direkte të prodhimeve vendore.
• Investime serioze në infrastrukturën rurale, duke përfshirë sisteme moderne të ujitjes, rrugë të asfaltuara fshatare dhe ndriçim publik në zonat rurale.
• Zhvillimin e bujqësisë ekologjike dhe agroturizmit si motorë të rinj të ekonomisë rurale dhe si mënyrë për të promovuar trashëgiminë natyrore e kulturore shqiptare.
• Krijimin e qendrave të këshillimit bujqësor dhe veterinar, me ekspertë të terrenit, shërbime teknike dhe vizita të rregullta për shëndetin e bagëtive.
• Mbrojtjen e tokave bujqësore nga betonizimi dhe nga çdo shfrytëzim i pakontrolluar, duke e trajtuar tokën pjellore si pasuri të përbashkët kombëtare që duhet ruajtur me ligj.

Ne besojmë se bujku shqiptar është kujdestari i tokës, ushqimit dhe traditës sonë. Forcimi i tij është forcimi i gjithë kombit. Çdo investim në bujqësi është investim në të ardhmen tonë të përbashkët”, theksoi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Advertisement
Maqedoni4 minutes ago

Haraçina nis ndërtimin e Qendrës Sportive, Daut Beqiri: Po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur

Lajme10 minutes ago

BDI: Edhe pas më shumë se dy vitesh në pushtet, VLEN  përsërit refrenin e vjetër: “BDI i ka fajet”

Lajme25 minutes ago

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

Lajme30 minutes ago

Qamili: Konfirmohet lista e parë për riemërtimin e rrugëve në Tetovë, propozohen emra të figurave shqiptare dhe maqedonase

Shqipëri34 minutes ago

“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së

Lajme1 hour ago

Daut Beqiri realizon ëndrrën e haraçinasve, nis ndërtimi i Qendrës Sportive

Lajme1 hour ago

Azizi shpreh ngushëllime në Ambasadën e Katarit në Shkup për ndarjen nga jeta të ish-Emirit Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Lajme2 hours ago

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Lajme2 hours ago

Inspektorati Shtetëror për Transport hyn në një fazë të re, BE-ja dhuron automjete dhe pajisje moderne

Maqedoni3 hours ago

Nikolla Gruevski shpallet i pafajshëm për ndërtimin e “Pallatit të bardhë”, pas 8 viteve prona i kthehet VMRO-DPMNE-së

Kosovë3 hours ago

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Maqedoni3 hours ago

Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

NA NDIQ NË FACEBOOK