Lajme
Halil Snopçe: Pse menjëherë u dënua shqiptari për flamurin “autokton”, kurse ende s’ka reagim për parullat antishqiptare

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe ka dalë me kritika ndaj VLEN dhe Izet Mexhitit, pasi siç thotë, nuk ka dha përgjigje se pse u dënua menjëherë shqiptari që shpalosi flamurin ‘autoktonus’, ndërkaq nuk ka reagim për ata që përdorën parulla antishqiptare në palestrën në Kumanovë.
“Në momentet kur drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, heshtja është e papranueshme.
Izet Mexhiti sot nuk dha asnjë përgjigje për dënimin e menjëhershëm të një shqiptari për mbajtjen e flamurit me mbishkrimin “autoktonus”, ndërsa nuk ka asnjë reagim për ata që përdorin parulla raciste kundër shqiptarëve.
Si zv.kryeministër, ai nuk mund të shmangë përgjegjësitë e tij. Mosdhënia e përgjigjes nuk është shenjë fuqie, por mungesë guximi dhe pushteti.
Në politikë, përgjegjësia është ajo që bën ndryshimin.
Ne kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për diskriminimin etnik!”, tha Snopçe.(INA)


















