Connect with us

Kosovë

Abazi: Nëse LDK kundërshton emrat e propozuar nga VV, duhet të rishikohen

Publikuar

Deputeti i VV’së, Haki Abazi ka deklaruar se emërimi i Glauk Konjufcës si kryekuvendar dhe më pas propozimi i emrave, tregon se VV ka bërë një hap para.

“Secili emër duhet të jetë i diskutueshëm kur është përgjegjësia publike. Nëse edhe LDK bie në kundërshtim të emrave, edhe timit, duhet të rishikohet”, ka deklaruar Abazin në T7.

Abazi ka thënë se janë diskutuat kualitetet që duhet t’i ketë një person, por jo emrat e përveçëm.

Ai më tej ka pohuar se vakumet institucionale nuk janë të shëndetshme.

Ndryshe Kurti e ka propozuar Abazin për postin e zëvendës/kryeministrit të dytë.

NA NDIQ NË FACEBOOK