Connect with us

Shqipëri

Përplasi disa makina të parkuara në Durrës, më pas refuzoi të bënte testin e alkoolit, arrestohet

Publikuar

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës, ku një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përplasur disa automjete të parkuara në rrugë.

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Z., 40 vjeç, i cili dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit ka humbur kontrollin, duke përplasur disa makina të tjera, shkruan A2 CNN.

Pas aksidentit, 40-vjeçari ka kundërshtuar efektivët e Policisë për t’i kryer testin e alkoolit.

Ndaj tij kanë nisur hetimet për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”.

The post Përplasi disa makina të parkuara në Durrës, më pas refuzoi të bënte testin e alkoolit, arrestohet first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK