Connect with us

Shqipëri

Erion Braçe flet per bashkeshorten

Publikuar

Erion Braçe, figura e njohur e politikës shqiptare, ka ndarë detaje personale nga jeta e tij në rubrikën “Galeri” të emisionit “E Diell”. Ai foli me mirënjohje të thellë për bashkëshorten e tij, Edën, duke theksuar se ajo ka qenë një mbështetje e fortë dhe se suksesi i tij aktual është falë saj.

Braçe zbuloi se është martuar në vitin 2002 dhe se ka bërë plot tre dasma brenda një jave, një me familjen, një me shoqërinë dhe një tjetër me shoqërinë e tij politike, duke kulmuar me mbledhjen e të dyja familjeve në një hotel.

Gjatë intervistës, Braçe shprehu vlerësimin e tij të lartë për bashkëshorten. “Këtu jemi në vitin 2005 në datën 5.5. 2002 jam martuar në ditë pashkësh. Zonja ka punuar, jam shumë mirënjohës sepse është më e zonja se unë, është më e shkolluar se unë dhe më e ditur se unë,” tha ai.

Ai theksoi sakrificat e Edës dhe të motrës së tij, të cilat, sipas tij, kanë lënë mënjanë karrierat e tyre për të mbështetur rrugëtimin e tij. “Ka sakrifikuar për mua sepse në atë shtëpinë tonë, jo vetëm tek shtëpia ime por edhe tek motra është vendosur që do merrem unë dhe prioritare ka qenë karriera ime. Edhe pse këta të tjerat kanë qenë më shumë të rëndësishëm përsa i përket profesionit të tyre, më kanë lënë mua rrugën dhe janë privuar shumë në lidhje me karrierën, Eda po e po por edhe motra ime. I jam shumë mirënjohës sepse nuk janë bërë asnjëherë barrë për mua dhe mund të ishin aty ku jam unë sot sepse janë më të mirë sesa unë,” u shpreh Braçe, duke treguar një anë më personale dhe emocionale të jetës së tij.

Advertisement
Maqedoni13 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri43 minutes ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri3 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme4 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri6 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme7 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë7 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme7 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK