Connect with us

Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e enjte në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira që do të shoqërohen me reshje shiu.

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim dhe jugperëndim. Gradualisht do të kemi shtim vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë e lehtë, kryesisht nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në bregdet dhe lugina, shpejtësia e erës hera-herës do të arrijë 7-16 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat në Qytetet Kryesore:
Qyteti Temperaturat në °C
Shkodër 18/28
Kukës 15/25
Lezhë 19/31
Dibër 16/26
Durrës 20/30
Tiranë 20/32
Elbasan 19/31
Berat 18/31
Vlorë 21/30
Korçë 16/26
Gjirokastër 17/31
Sarandë 19/31

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK