Connect with us

Shqipëri

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

Publikuar

Kur produkteve të ndryshme ushqimore u afrohet data e skadencës, marketet, supermarketet apo dyqanet që i tregtojnë ato, duhet të njoftojnë furnitorët me të cilët kanë marrëveshje, për t’i tërhequr. Pasi dalin nga raftet, furnitori do duhet t’i asgjësojë mallrat ushqimorë, një procedurë që sipas ligjit për ushqimin, kërkon edhe praninë e inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Por nga informacionet që kishin mbledhur, efektivët e Krimit Ekonomik të Policisë së Shtetit ranë në gjurmët e një magazine ushqimore në Vorë, e cila në 4 vitet e saj nga momenti i hapjes, nuk kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve për asgjësimin e sasive të produkteve të saj të skaduara, kosto që ligjërisht e mbulon vetë biznesi.

Agjentët i trokitën në derë ku zbuluan se magazina e Kompanisë “Master AL”, në pronësi të Skifter Taganit, vëretetë i tërhiqte nga tregu produktet e skaduara ushqimore, por aty, persona të caktuar, i nxirrnin mallrat nga ambalazhet e tyre origjinale ku kishin dhe datën e skadencën jashtë afateve të konsumimit, dhe i fusnin në paketime më të mëdha, me ambalazh transparent deri në 5 kilogramë, pa shënuar asnjë të dhënë.

Policia ka dyshime se për këtë veprimtari, përgjegjësinë kryesore e ka administratori i kompanisë i cili u arrestua, bashkë me magazinierin. Përfaqësuesin e kompanisë, Florenc Domin, 38 vjeç dhe magazinierin Agim Domi, 58 vjeç, Gjykata e Tiranës. i la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.  Ata kanë ngritur pretendimin në gjykatë se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg, por për asgjësim të tyre. “Kjo procedurë do të ndodhte sapo të krijoheshin kushtet financiare”, thanë ata para togave të zeza. Në hetim në gjendje të lirë janë vënë ortaku dhe shoferi i magazinës.

Në total, policia në një aksion gjatë ditës së shtunës, 19 korrik, sekuestroi 716 koli me produkte të skaduara, kryesisht fruta të thata dhe kroasant. Produktet, importoheshin nga Turqia me logo të firmave dhe në gramë të përcaktuar.

Kompania “Master AL” nuk furnizonte në mënyrë direkte marketet, por shpërndante produktet nëpër pika shumice, të cilat më pas i kalonin në markete, sipas kërkesave.

Report tv raporton se produktet e skaduara që tërhiqeshin nga tregu dhe ripaketoheshin në magazinë si të reja dhe të konsumueshme, sipas hetuesve rishiteshin me çmime oferte, por pa fatura tatimore. Kjo pasi kompania “Master AL” produktin e kishte tërhequr për ta asgjësuar dhe nuk mund të justifikonte shitjen me faturë tatimore të një produkti që nuk e kishte edhe gjurmën tatimore nga importi.

Shpesh thonë burimet, këto mallra ushqimore, si kikirikë, e fruta të thata, ofroheshin në disa biznese që bënin blerje në sasi të mëdha, si dhurata që kryesisht lokalet i ofrojnë si shoqëruese për klientët në rast të konsumimit të një pije alkoolike.

Ka dyshime të arsyeshme që produkte të skaduara të jenë rikthyer për përdorim edhe më herët. Gjatë kontrollit në magazinë, burime nga policia thanë se produktet e skaduara mbaheshin në një ambient të përbashkët me ato që ishin brenda afatit për konsum, çfarë shton rrezikun për kontaminimin e këtyre të fundit.

Edhe bizneset mund të bëjnë asgjësimin e produkteve të skaduara, por siç mësohet në Shqipëri kjo përgjegjësi në pjesën më dërmuese i lihet furnitorit, sipas një marrëveshje mes palëve.

Kostot i mbulon operatori i biznesit ushqimor, sipas nenit 69 të ligjit për ushqimin. Në të dyja rastet, njoftohen institucionet për procedurën e asgjësimit dhe mbahet procesverbal, në momentin e shkatërrimit të produktit në vendin e miratuar prej institucioneve.

Advertisement
Maqedoni29 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri59 minutes ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri3 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme4 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri6 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme7 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë7 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme7 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK