Connect with us

Lajme

VLEN: Çka po ndodh në Saraj: Kush po ndërton në pronën e pishinës publike?

Publikuar

VLEN përmes një konference për shtyp ka alaramuar se në Komunën e Sarajit po vazhdohet me ndërtime që zhvillohen në mënyrë të fshehtë dhe pa dokumentacionin përkatës ligjor.

“Dëshiroj të informoj opinionin publik se në Saraj është duke u ndërtuar apo rindërtuar një objekt që dikur ishte pasuri publike, pronë e përbashkët e të gjithëve, ndërsa sot është shndërruar në pronë private.
Bëhet fjalë për pishinën e cila gjendet në qendrën rekreative sportive në Saraj, e cila në vitin 2023, nga qeveria e atëhershme e përbërë nga BDI dhe LSDM, iu transformua në pronësi Komunës së Sarajit.
Që nga ajo kohë, nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë projekt, i cili duhej të ishte në shërbim të të gjithë qytetarëve të Shkupit.
Në Komunën e Sarajit mbizotëron heshtja. Nuk është publikuar asnjë dokument, vendim apo informacion zyrtar lidhur me këtë projekt.
Theksojmë se ndërtimi po zhvillohet pa asnjë tabelë informuese në vendin e punimeve, pa njoftim publik, pa numër të lejes ndërtimore të ekspozuar dhe pa të dhëna për investitorin. Gjithçka po bëhet në fshehtësi të plotë.
Komuna e Sarajit duhet t’u japë përgjigje banorëve të Sarajit dhe opinionit të gjerë:
• Cila është kompania e cila është duke e ndërtuar objektin?
• Kush është investitori dhe me çfarë burimesh po financohet ndërtimi?
• Në çfarë baze ligjore po ndërtohet?
• Kur është marrë vendimi për këtë ndërtim?
Ndërkohë, Qyteti i Shkupit, si çdoherë edhe këtë radhë heshtë kur bëhet fjalë për interesa të kryetarit aktual të Komunës së Sarajit dhe eprorit të tij, Blerim Bexheti, vazhdon të heshtë.
Në të gjitha rastet që lidhen me Blerim Bexhetin, Qyteti i Shkupit sillet sikur nuk është kompetent për mbikëqyrje, inspektim apo për çështje që kanë të bëjnë me tokën ndërtimore dhe ndërtime të paligjshme.
Të nderuar,
Kërkojmë që Komuna e Sarajit të publikojë menjëherë të gjithë dokumentacionin dhe informacionet zyrtare lidhur me këtë objekt.
Kërkojmë gjithashtu nga Qyteti i Shkupit të kryejë një kontroll të plotë inspektues dhe të informojë opinionin publik në mënyrë të qartë, transparente dhe të përgjegjshme. Ju falemnderit.

Maqedoni1 hour ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme3 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni4 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri7 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme8 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri10 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme10 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme11 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK