Connect with us

Lajme

ASH: VLEN po i jep pëlqim të heshtur dhe të dëmshëm projektligjit të ri për lojrat e fatit

Publikuar

Aleanca për Shqiptarët(ASH) e udhëhequr nga Arben Taravari ka shprehur shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj qëndrimit të grupimit politik siç e quan FLEN, i cili siç thuhet ka dhënë pëlqimin e tij të heshtur dhe të dëmshëm për projektligjin e ri për lojërat e fatit, një iniciativë që është përgatitur dhe drejtohet nga VMRO-DPMNE, dhe që pritet të miratohet në Qeveri këto ditë për t’u proceduar më tej në Kuvend.

“Ky ligj nuk sjell asnjë përmirësim real për shoqërinë shqiptare. Përkundrazi, ai përforcon dhe zyrtarizon praninë e industrisë së bixhozit në afërsi të komuniteteve tona, me pasoja të drejtpërdrejta sociale, ekonomike dhe psikologjike, sidomos për rininë shqiptare. Narrativi i vetëm që FLEN po përgatitet për të përdorë për të arsyetuar këtë bashkëfajësi është manipulues dhe mashtrues: pretendojnë se ligji i ri do të vendosë distancë fizike prej 500 metrash mes kazinove dhe objekteve shkollore – një propozim që ka qenë edhe më parë në draftin e vjetër dhe nuk ka prodhuar asnjë rezultat në terren. E vërteta është ndryshe: drafti aktual ka futur një klauzolë të re që shtyn në pafundësi afatin për zbatimin e kësaj distance, duke mos prekur asnjë nga objektet ekzistuese që ndodhen pranë shkollave. Me fjalë të tjera, kazinoja mbetet aty ku është, vetëm se tani do të jetë e ligjshme – me bekimin e FLEN dhe urdhrin e VMRO-së.

Është e qartë për çdo qytetar se FLEN nuk ka as fuqi vendimmarrëse, as zë, as guxim politik për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Po pranon çdo vendim që i servohet nga VMRO-DPMNE, duke e dëshmuar edhe një herë se është pjesë e pushtetit vetëm për interesa personale, klienteliste dhe financiare.

Ky është edhe një premtim tjetër i pambajtur nga FLEN ndaj elektoratit shqiptar, të cilin e gënjyen me premtime për “moral politik” dhe “standarde të reja”, por që sot janë shndërruar në garant të interesave të industrisë së bixhozit dhe servilë të politikave destruktive të VMRO-së. Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se vazhdimi i këtij kursi politik përjashtues dhe i dëmshëm do të marrë fund në tetor, kur shqiptarët do të japin një përgjigje të qartë ndaj atyre që flenë për interesin kolektiv dhe zgjohen vetëm për pazaret e tyre personale. Lojërat e fatit nuk janë zhvillim. Janë kolaps moral, shoqëror dhe ekonomik. Pranimi i këtij ligji është pranim i kolapsit”, thuhet në reagimin e ASH.(INA)

Maqedoni7 minutes ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme7 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme10 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK