Connect with us

Maqedoni

Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Kjo Qeveri nuk do të hyjë në asnjë proces pa një strategji dhe marrëveshje të qartë paraprakisht

Publikuar

Kryeministri Hristijan Mickoski sot  deklaroi në lidhje me ndryshimet kushtetuese se kjo Qeveri nuk do të hyjë në asnjë proces pa një strategji të qartë paraprake dhe një marrëveshje të qartë. Ai në një konferencë për shtyp, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse Sofja do të dalë me kërkesa të reja pasi u publikua një e dhënë se mbi 216.000 shtetas maqedonas u janë lëshuar pasaporta bullgare, tha se qëllimi i Sofjes është t’i referohet këtij numri duke përfshirë disa qindra persona nga komuniteti bullgar në Kushtetutë.

“Qëllimi i Sofjes zyrtare është që me futjen e disa qindra qytetarëve maqedonas që janë pjesë e komunitetit bullgar, në Kushtetutl, të referohet në atë numër dhe të thuhet se të dhënat e regjistrimit të popullsisë nuk janë të sakta dhe se prania e pakicës bullgare në Maqedoni është më shumë se 10 për qind. Dhe do të kërkojë përfaqësim të përshtatshëm”, deklaroi kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Sipas tij, qeveria paraprake nuk e çoi në këtë situatë, të cilën ata e kanë paralajmëruan se do të ndodhë.

“Fatkeqësisht, atë nuk deshën ta shohin ata të qeverisë paraprake dhe na sollën në këtë situatë, megjithëse edhe atëherë i paralajmëruam se ky ishte qëllimi përfundimtar. Ndërsa Bujar Osmani, Dimitar Kovaçevski, Bojan Mariçiqi, shitën dhe me lehtëbesim thoshin se e kishin zgjidhur problemin, në thelb ata nuk arritën ta shihnin strategjinë e vërtetë. Por, për fat të mirë për qytetarët maqedonas, ne tani jemi Qeveria dhe nuk do të hyjmë në asnjë proces kaq me lehtëbesim, pa një strategji të qartë dhe një marrëveshje të qartë”, tha Mickoski.

Në fund të këtij muaji, Ministri bullgar i Punëve të Brendshme Daniel Mitov njoftoi se nga 1 janari i vitit  2007 deri më 17 qershor të vitit 2025, gjithsej 216.594 personave me shtetësi maqedonase u është lëshuar pasaportë bullgare, raportuan mediat bullgare.

Shqipëri8 minutes ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme28 minutes ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme1 hour ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë1 hour ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme1 hour ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë2 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni2 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota2 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Lajme4 hours ago

Arben Fetai merr detyrën e re: Një kapitull i ri në shërbim të integrimit evropian të vendit

Lajme4 hours ago

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e zhdukjes së grupit të intelektualëve

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Uji në Gostivar nuk është i pijshëm, është konstatuar bakteria e re

Shqipëri5 hours ago

“Një dhimbje e madhe”, reagon Begaj pas tragjedisë që mori jetën e nënës së re dhe dy fëmijëve në Shkodër

NA NDIQ NË FACEBOOK