Connect with us

Lajme

Fetai: Tetori është i shqiptarëve të lirë dhe të barabartë

Publikuar

më

Zëvëndëskryeministri, Aeben Fetai, në panelin e organizuar nga VLEN për kremtimin e një vjetorit të qeverisjes së re radhiti të arriturat e VLEN si partnerë të kësaj përbërje qeveritare. Sipas Fetait bëhet fjalë për një sërë projektesh e punë konkrete që janë bërë për vetëm brenda këtij viti.

“Ne, për 365 ditë, i bindëm miqtë tanë ndërkombëtarë se kjo gjeneratë e shqiptarëve sot në VLEN nuk e shpërdoron pozitën. Nuk e vjedh rrogën e nëpunësit. Nuk e nënçmon arsimtarin. Nuk e nëpërkëmb bujkun. Nuk ushtron presion mbi gjykatat siç bënin ata para nesh. Nuk ndryshon Kodin Penal për të amnistuar korrupsionin politik. Dhe pikërisht për këtë, për herë të parë, partnerët tanë ndërkombëtarë na shohin si partnerë të denjë.Kemi arritur të nënshkruajmë marrëveshje strategjike me Britaninë e Madhe në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë dhe spitaleve moderne. Kemi garantuar projekte energjetike që do ta bëjnë vendin tonë më të qëndrueshëm dhe më të pavarur. Kemi ndërtuar ura me Bashkimin Evropian që nuk janë vetëm deklarative, janë konkrete, janë ura për investime, për siguri, për dije dhe zhvillim. E reviduam strukturën negociuese dhe e themeluam Akademinë e BE-së. Finalizuam programimin e IPA-s 2025–2027 dhe siguruam 52.5 milionë euro përmes parafinancimit nga BE-ja, mjete që do të ndihmojnë për transformimin europian të institucioneve tona”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Ai shtoi se kur VLEN fliste për përgjegjësi për përfaqësimin e drejtë oponentët e tyre kanë qeshur.

“Kur folëm për përfaqësim të drejtë, ata qeshnin. Kur nisëm hartimin e ligjit, thanë “nuk keni fuqi ta çoni deri në fund”.
Por ja ku jemi sot, kemi Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të shkruar dhe të garantuar me mekanizma që do të mbrojnë çdo qytetar nga padrejtësia institucionale.
Do të kemi përfaqësim proporcional sipas regjistrimit të popullsisë. Do të kemi mbikëqyrje të drejtpërdrejtë nga niveli më i lartë qeveritar. Dhe nuk do të ketë më asnjë institucion që përjashton shqiptarët. Për herë të parë, të gjithëa bashkësitë etnikedo të jenë të barabartë në letër dhe në realitet.
Por sot dua të ndaj me ju diçka që më ka prekur thellë.
Para disa ditësh, pata një takim me zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Administratë. Më foli për sfidat e institucionit që është kyç për zbatimin e këtij ligji. Por më tha edhe diçka që më tronditi:
Prej 20 vitesh, diploma e Universitetit të Tetovës, e “Nënës Terezë” dhe universiteteve të tjera shqiptare nuk trajtohen si të barabarta me ato të universiteteve maqedonase gjatë punësimit në administratë.
Dhe e dini pse kjo s’u zgjidh për 20 vjet? Sepse ata që kishin përgjegjësi, nuk kishin hallin e shqiptarëve, kishin hallin e xhepave të tyre”, përfundoi Fetai.

Maqedoni18 minutes ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri48 minutes ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme2 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni3 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri4 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme5 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni6 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri6 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë7 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme7 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme7 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Lajme7 hours ago

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

NA NDIQ NË FACEBOOK