Connect with us

Sport

Humbi jetën në aksident dy javë pas dasmës, postimi i fundit i Diogo Jotës: Një ditë…

Publikuar

Vetëm pak orë para aksidentit fatal që i mori jetën, Diogo Jota, ylli portugez i Liverpoolit, ndau me ndjekësit e tij një video prekëse nga dita e dasmës – një postim që sot është kthyer në një kujtim të dhimbshëm për miliona fansa në mbarë botën.

Jota, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Spanjë, kishte kurorëzuar dashurinë e tij vetëm 11 ditë më parë me partneren Rute Cardoso, me të cilën kishte një marrëdhënie prej më shumë se një dekade.Në videon që publikoi në rrjetet sociale, Jota tregonte momente intime dhe të lumtura nga përgatitjet para ceremonisë, vallëzimet në festë dhe gëzimin që e rrethonte atë ditë të veçantë. Në sfond dëgjohej një bandë live, teksa çifti kërcente i rrethuar nga miqtë dhe familjarët.

Ai e shoqëroi postimin me fjalët prekëse: “Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë.”

Diogo dhe Rute ishin bashkë që prej vitit 2012. Ata u fejuan në korrik të vitit 2022, ndërsa martesa u zhvillua në një kishë në qytetin Porto, në vendlindjen e tyre. Së bashku, ata ishin prindër të tre fëmijëve, përfshirë edhe të voglin Duarte, që ishte i pranishëm në ceremoninë martesore.

Në një foto nga dasma, Rute kishte shkruar: “Po për gjithë jetën. Ëndrra ime u bë realitet.”

Ndërsa Jota, pas kurorëzimit, kishte komentuar: “Unë jam me fat.”

Jota ishte jo vetëm një futbollist i dashur në “Anfield”, por edhe një burrë familjar i përkushtuar, i cili gjithmonë e kishte vendosur familjen në qendër të jetës së tij. Humbja e tij dhe e vëllait të tij André, që ndodhej me të në makinë në momentin e aksidentit, ka shkaktuar një tronditje të thellë në botën e sportit dhe më gjerë.

Një dashuri që u ndërpre shumë shpejt. Videoja e fundit e Diogo Jotës nuk është më thjesht një kujtim i bukur – është një testament i fundit i një jete të mbushur me dashuri, përkushtim dhe gëzim familjar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diogo Jota (@diogoj_18)

Advertisement
Lajme43 minutes ago

LAJMI I FUNDIT/ Prokuroria: Fekale nga kanalizimi janë futur në rrjetin e ujit të pijshëm në Gostivar përmes pompave!

Maqedoni1 hour ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri2 hours ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme3 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni3 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni4 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri4 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme5 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni6 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme7 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri7 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme8 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK