Connect with us

Lajme

Hoxhë Sadullah Bajrami denoncon ndalesat nëpër kufi: “Po na i fusni edhe familjarët në lista të zeza”

Publikuar

Hoxha i njohur nga Kumanova, Sadullah Bajrami ka reaguar me një letër të hapur, drejtuar përfaqësuesve politikë të koalicionit VLEN dhe institucioneve përgjegjëse, duke denoncuar ashpër padrejtësitë tyre dhe familjeve të tyre.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, ai thotë se për më shumë se dy dekada, shumë kolegë, ish-ushtarë dhe aktivistë janë përballur me përbuzje dhe ndalesa nëpër vendkalimet kufitare.

Letra e plotë e Bajramit

A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë?

Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera tash 24 vjet me radhë, jemi malltretuar, përbuzur dhe harruar si të mos kishim ekzistuar kurrë. Edhe pse u shpall një lloj amnistie, ne menduam — me shpresë të sinqertë — se do të na përfshinte për shkak të pjesëmarrjes sonë në mbrojtjen e pragut të shtëpisë sonë, të atdheut tonë. Ishte pikërisht ajo sakrificë e shumë prej nesh që ua hapi rrugën posteve që ju sot i gëzoni.

Por realiteti tregoi se nuk ishim as pjesë e llogarive tuaja, as pjesë e kujtesës suaj. Për më shumë se 22 vjet askush nuk u interesua për ne. U sollët sikur nuk ekzistonim. Megjithatë, edhe atëherë nuk humbëm shpresën – shpresuam, si shqiptarë, si njerëz të përkushtuar për të mirën e përbashkët, se më në fund drejtësia do të vinte.

Por jo! Ajo që e menduam si zgjidhje, rezultoi të ishte një humnerë e re. Jo vetëm që vazhduat të na malltretuani në çdo formë të mundshme dhe të na mohoni çdo të drejtë, por tashmë keni kaluar çdo kufi të moralit: keni filluar të sulmoni edhe fëmijët tanë!

Jo vetëm fëmijët, për të cilët ndoshta do të kishim heshtur, por edhe vajzat tona të pafajshme, të cilat i përjashtoni dhe i ndaloni, i fusni në “lista të zeza”, vetëm sepse janë bijat tona!

Çfarë faji kanë ato, i nderuar zëvendësministër i Punëve të Brendshme?

A është kjo arsye që vajzat tona të përdhosen dhe të nëpërkëmben nëpër pika kufitare?

Kërkojmë një përgjigje të qartë! Apo e vetmja “përgjigje” është vazhdimi i kësaj padrejtësie dhe dhune morale?
Ankesa jonë është tek Allahu. Dhe e di mirë se nuk jam i vetmi që po përballet me këto padrejtësi. Por unë, personalisht, jam adaptuar me to. Nuk jam ankuar asnjëherë – përveçse tek Zoti im. Dhe tek Ai do të takohemi të gjithë.

Por fëmijët tanë, bijat tona, brezi ynë i ardhshëm – pse duhet të vuajnë për gabimet që ju i keni shpikur kundër nesh?
Mos harroni: postet nuk janë të përjetshme. Vjen dita kur të gjithë do të qëndrojmë para Allahut. Dhe aty do të ballafaqohen viktimat me padrejtësit, të shtypurit me zullumqarët.

Përgjegjësia është mbi ju – e historia nuk fal.
Populli nuk harron.
Zoti nuk harron.
Hoxhë Sadullah Bajrami

Maqedoni40 minutes ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme7 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme10 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme10 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK