Lajme
Detaje për aksidentin në Korçë ku e humbi jetën 36 vjeçari në vendin e tij të punës

Elvis Josifi, 36 vjeçari që humbi jetën dje në Korçë, punonte si i nënkontraktuar nga firma “Konstruksion 93”, e cila po ndërton objektin ku ndodhi ngjarja.
Viktima mësohet se ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lek të rinj në muaj.
Sipas deklarimeve të personave të shoqeruar në polici, 36 vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth pesë ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çka i solli vdekjen e menjëhershme.
Punëtori që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës.
Ai ka tre brinjë të thyera, por gjendja është e stabilizuar, njofton Top Channel përcjellë Klan Kosova.



















