Connect with us

Lajme

Sabriu në panel për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta: “Për një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse”

Publikuar

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Politikës Sociale, Fatmir Sabriu, mori pjesë në një panel tejet domethënës të organizuar nga Shoqata KRIK me mbështetjen e Unionit Europian, ku u diskutua mbi mënyrat për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për personat me nevoja të veçanta.

Në fjalën e tij, z. Sabriu theksoi rëndësinë e:  Shërbimeve që Ministria e Politikës Sociale financon për këtë kategori qytetarësh,
Politikave për përfshirje sociale dhe mbështetje të qëndrueshme, Rolit kyç të institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile në garantimin dhe respektimin e të drejtave të tyre.

“Falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët, mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë për të gjithë,” u shpreh Sabriu, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për diskutimin konstruktiv dhe përkushtimin ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i qendrës për punë sociale Shkup, Hamza Ameti. /Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK