Connect with us

Sport

Valverde jep komentet për Dani Olmo, objektivin e Barcelonës për janarin

Publikuar

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur para ndeshjes me Espanyol, Valverde ka dhënë disa komente edhe për Olmo.

Dani Olmo, tashmë anëtar i Dinamo Zagreb, e që dikur ishte pjesë e akademisë së Barcës, është objektivi i katalanëve, dhe Valverde ka vetëm komente pozitive për lojtarin.

“Ai është një lojtar që ka qenë këtu më parë. Ai është futbollist i mirë, por ai është me një skuadër tjetër dhe unë nuk flas për spekulimet” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Duhet të jemi të kujdesshëm” ka shtuar trajneri.

Olmo ka shkëlqyer edhe në paraqitjet e tij me Spanjën U21, duke tërhequr vëmendje të madhe. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK