Kosovë
Kush ishte Qassem Soleimani, njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran që u vra nga ShBA-ja

Qassem Soleimani Qassem Soleimani, arkitekti i inteligjencës iraniane dhe misioneve ushtarake, konsiderohej një nga figurat më të fuqishme të vendit.
Soleimani është vrarë të premten në mëngjes nga sulmi ajror amerikan në makinën e tij në aeroportin e Bagdadit.
Soleimani konsiderohej personi i dytë më I fuqishëm i vendit pas presidentit Hassan Rouhani.
Ai ka përhapur ndikimin e ushtrisë iraniane në Lindjen e Mesme.
Veprimet e tij vëzhgoheshin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Arabia Saudite.
Forcat që ai udhëhiqte mund të krahasoheshin me CIA-në dhe forcat speciale, përcjell Periskopi.
ShBA besonte se prapa sulmeve kundër forcave amerikane për dy dekadat e fundit qëndronte ai.
Vitin e kaluar, ai kishte krijoi Rojat Revolucionare si një organizatë terroriste e huaj. Në vitin 2018, Soleimani ishte parë në një video duke paralajmëruar presidentin amerikan, Donald Trump:
“Po të them Z. Trump, po të them, dije se në jemi afër teje, në atë vend që nuk e mendon se jemi. Do të fillosh luftën por ne do ta përfundojmë atë.”
Vitet e fundit ai pozicionoi forcat e tij në luftën e Sirisë për të mbështetur presidentin Bashar al Assad. Po ashtu, ishte parë në fushëbetejat duke drejtuar grupet Shia të Irakut në luftë kundër Shtetit Islamik, përcjell Periskopi.
Soleimani u lind në qytetin e Raborit në Iran, më 11 mars 1957 dhe punoi që në moshën 13 vjeçare në një departament të ujësjellësit në qytet. Kur u organizua revolucioni për dëbimin e shahut të Iranit në 1978, Soleimani organizoi demonstrate kundër monarkut. Ai iu bashkua forcave Revolucionare pak pasi ishin formuar, në 1979.
Ai u bë kreu I Forcave ‘Quds’ në vitin 1998. Në verë të vitit 2015 ai vizitoi Moskën, për çka u tha se ishin hapat e parë të planifikimit të intervenimit të ushtrisë ruse për të mbështetur presidentin al Assad.
Soleimani është I dyshuar për pjesëmarrje në tentim vrasjen e ambasadorit saudit në ShBA. Para sulmit të së premtes, për të ishte thënë disa herë se është vrarë dhe ishte se u kishte mbijetuar disa tentimeve për vrasje.
Ai ishte parë në zonat e luftës pa jelekun mbrojtës dhe pa uniformë, si shenjë se nuk kishte frikë nga vdekja.
Ayatollah Khamenei I dhuroi medaljen “Order of Zolfiqar”, nderimin më të lartë Iranian, vitin e kaluar./neëw.sky/






















