Connect with us

Religjion

Nëse dëshiron që dita jote të jetë e lumtur, fut gëzim në zemrat e njerëzve të tjerë

Publikuar

Një grup të rinjsh muslimanë po bisedonin me shumë shqetësim rreth trazirave që gjithnjë e më shumë po përhapen në mesin e muslimanëve. Ata po diskutonin rreth moralit të keq, urrejtjes së ndërsjellë, përçarjeve, smirës, thashethemeve, shpifjeve, refuzimeve, si dhe rreth nevojës për përmirësimin e moralit dhe sjelljes ndaj njerëzve, e në veçanti ndaj muslimanëve, pra për nevojën e pastrimit të zemrës, ngase kjo është një nga adhurimet më madhështore që sot, për fat të keq, është lënë shumë pas dore.

Me dëshirën që t’i nxisë shokët e tij për përmirësimin e moralit dhe pastrimin e zemrës;

Njëri prej tyre tha:

“Sa herë që kaloj pranë një shtëpie muslimane të ndërtuar bukur, i lutem Allahut që t’i japë bereqet atij muslimani dhe familjes së tij në atë shtëpi.”

I dyti tha:

“Sa herë që shoh ndonjë begati tek një musliman (si një makinë të mirë, ndonjë projekt të dobishëm, fëmijë të edukuar mirë, etj.), unë bëj këtë lutje: ‘O Allah, bëji begatitë që ia ke dhënë të jenë ndihmë dhe përkrahje për bindjen e tij ndaj Teje, dhe jepi bereqet në to!’”

I treti tha:

“Sa herë që shoh një musliman që ecën me gruan e tij, të buzëqeshur dhe të lumtur, unë i lutem Allahut që t’i bashkojë zemrat e tyre në dashuri të sinqertë dhe në bindje ndaj Allahut, të Madhëruar.”

I katërti tha:

“Sa herë që kaloj pranë ndonjë mëkatari që është duke bërë një mëkat të caktuar, i lutem Allahut që ta udhëzojë në Rrugën e Drejtë dhe t’ia falë mëkatet.”

I pesti tha:

“Për sa më përket mua, unë vazhdimisht i lutem Allahut që t’i udhëzojë të gjithë njerëzit në Rrugën e Drejtë dhe t’i mbrojë nga zjarri i Xhehenemit.”

I gjashti tha:

“Unë çdo natë para se të fle, bëj këtë lutje: ‘O Zoti im, unë i kam falur dhe ia kam bërë hallall çdo muslimani që më ka ofenduar, prandaj fale edhe Ti atë! O Zoti im, unë nuk dua të jem shkak i vuajtjes së asnjë muslimani në Ditën e Gjykimit!’”

Ah, sa zemra të mrekullueshme dhe të pastra! A ka vallë për ne muslimanët nevojë më të madhe sot sesa nevoja për zemra të pastra dhe fisnike, të mbushura me dritën e imanit dhe dashurinë vëllazërore!?

Prandaj, nëse dëshiron që dita jote të jetë e lumtur, fut gëzim në zemrën e vëllait tënd musliman, dhe lumturia do të të kthehet dyfish. E nëse dëshiron të jesh vazhdimisht i lumtur, atëherë bëje këtë zakon dhe praktikë të përhershme. Sepse, aq sa ti i bën të lumtur njerëzit e tjerë, Allahu do të të bëjë ty të lumtur.

O Allahu i Gjithmëshirshëm, mos na privo nga begatia e pastërtisë së zemrës, sepse ajo është shkak i shpëtimit në Ditën e Gjykimit dhe i hyrjes në Xhenet, siç na ke mësuar nëpërmjet gjuhës së të dërguarit tënd të nderuar, Ibrahimit, alejhi selam, i cili ka thënë: “Vetëm ai që i vjen Allahut me zemër të pastër do të shpëtojë.” (Esh-Shu’ara, 89)

Allahu na i pastroftë zemrat dhe na i mbushtë me dritën e imanit! https://saff.ba//

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Maqedoni53 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri1 hour ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme8 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK