Connect with us

Kosovë

“Kurti ta fshijë postimin dhe të kërkojë falje”, Geci publikon bisedën në ‘WhatsApp’ që thotë se e kishte me Konjufcën

Publikuar

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se është ftuar nga numri dy i LVV-së, Glauk Konjufca, në takim në mënyrë që të kërkojë votë nga vajza e tij, deputetja Marigona Geci, për kryekuvendarin.

Geci në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se kërkesa iu është parashtruar përmes një deputeti, shkruan Insajderi.

Një prej deputetëve është Arbër Rexhaj, e ka shti dikënd tjetër dhe më ka kontaktu. Një tjetër, s’po du me ja përmend emrin se e kam mik. Mik i jemi që kemi qenë në luftë me majtistët prej 1999. Më kanë thënë çfarë po kërkon dhe më kanë thanë po kërkojnë me u taku me ty udhëheqësit e LVV-së, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Unë i kam thanë atyre që unë nuk takohna me ta se s’kom për çka.

Më ka thirrë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ka kërkuar prej meje çfarë po don që ne ta bëjmë pushtetin dhe unë kam thanë, unë nuk jam ai që nuk e shes votën. Ata kanë tentu edhe në vitin 2021 me bë të njëjtën.

Tani është e njëjta, unë nuk jam ai që rrej. Ka qenë ora rreth 17:57 minuta, biseda ka qenë 13 minuta në telefon. Unë nuk lëshoj këso detaje, ju e dini”, ka thënë ndër të tjera Geci.

LEXO EDHE:

Ai ka bërë publike edhe bisedën 13 minutëshe me Konjufcën në ‘WhatsApp’. Ai tha se kërkesa e vetme e tij kishte qenë që Albin Kurti t’i përgjigjej një letre të familjes Geci dhe të kërkonte falje publike për të kaluarën.

Unë kërkoj që Kurti t’i përgjigjet letrës së vëllait tim, Halil Gecit, që e ka shkruar me datën 09,10.2024, dhe të kërkoi falje publike, sepse Albin Kurti për familjen Geci po e luan rolin e njëjtë qysh e ka luajtur Hashim Thaçi për 20 vjet. Dhe për 5 vjet po e luan rolin Albin Kurti”, tha ai. /Insajderi.org/

Lajme14 minutes ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni1 hour ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri2 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme3 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni4 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni7 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme8 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK