Connect with us

Lajme

BE, “front të bashkuar” kundër tarifave ameikane

Publikuar

më

Vendet e Bashkimit Evropian do të kërkojnë të paraqesin një front të bashkuar kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump në ditët në vijim, duke miratuar ndoshta grupin e parë të kundërmasave të synuara për deri në 28 miliardë dollarë të importeve amerikane.

Kundërmasat do të mbulonin importet e mallrave nga filli dentar te diamante dhe një veprim i tillë do të nënkuptonte se BE-ja do t’i bashkohej Kinës dhe Kanadasë në hakmarrjen kundër SHBA-së për vendosjen e tarifave, sipas Reuters.

Lëvizje të tilla mund të çojnë në një përshkallëzim në një luftë të vërtetë tregtare globale, duke rritur çmimin e mallrave për miliarda konsumatorë dhe duke i shtyrë ekonomitë në mbarë botën në recesion.

Më shumë se 50 vende ftuan Shtëpinë e Bardhë për negociata

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbrojë interesat e tij me kundërmasa proporcionale ndaj tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas një bisede telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer. Ajo bëri të ditur se BE-ja do të bashkëpunojë me partnerët e saj për të arritur këtë qëllim.

Tarifat bazë prej 10 për qind për të gjitha importet në SHBA hynë në fuqi të shtunën.

Më shumë se 50 vende i kanë bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë që të fillojë bisedimet tregtare mbi tarifat e importit të vendosura së fundmi nga Presidenti i SHBA Donald Trump, tha Kevin Hassett, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar të SHBA. /tesheshi.com/

Maqedoni21 minutes ago

„ALTA banka“ nën llupën e Kuvendit: Deputetët kërkojnë përgjigje për administrimin dhe përgjegjësinë e institucioneve

Maqedoni30 minutes ago

Hoxha, Bozhinovska dhe Siljanovska-Davkova në Antalia në konferencën për ndryshimet klimatike

Maqedoni40 minutes ago

Tufa qensh në rrugët e Shkupit, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve

Shqipëri1 hour ago

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

SKENA2 hours ago

Parashqevi Simaku rikthehet me një mesazh emocionues për shqiptarët

Maqedoni4 hours ago

Provimi i jurisprudencës përfundon në Komisionin e Venecias, Qeveria kërkon mendim urgjent!

Shqipëri5 hours ago

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Lajme6 hours ago

Lajm i mirë: Sigurohet financimi për betejën në Apel për ish-krerët e UÇK-së

Maqedoni7 hours ago

Kujdes shoferë! Kamera edhe në Bllacë, policia do t’ju regjistrojë shkeljet edhe gjatë lëvizjes!

Shqipëri7 hours ago

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

Lajme8 hours ago

Për 18 ditë nuk ia ktheu asnjë fjalë OVL UÇK për Ligjin e Speciales, Vlora Çitaku në debat televiziv zbulon se kur kthehet ligji prapë në Kuvend

Maqedoni9 hours ago

Lloga: VMRO-VLEN hoqën nga Kuvendi provimin 100% në shqip, tani krenohen me zgjidhjen 70/30

NA NDIQ NË FACEBOOK