Connect with us

Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Publikuar

Dimri na viziton shkurtimisht dy ditëve të ardhshme, me reshje të pakta lokale bore të cilat priten sonte dhe mëngjesin e së Martës me ulje të mëtutjeshme të temperaturave.

Të Martën në tërë rajonin parashihet të kemi mot me vranësira e në disa zona me intervale kohore me diell. Në mëngjes dhe paradite ende lokalisht priten reshje kryesisht të pakta bore e në disa zona të Shqipërisë reshje shiu e bore.

Temperaturat maksimale në Kosovë pritet të luhaten nga 2 deri në 6 gradë Celsius. Mjaft ftohtë edhe në lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Do të fryjnë erëra mjaft të ftohta nga veriu dhe verilindja.

Pasditen e së Martes moti do të ketë tendencë kthjellimi, kurse gjatë natës pritet kthjellim i plotë.

Mëngjesi i së mërkurës do të jetë me acar dhe temperatura nga -3 deri në -6 gradë Celsius në Kosovë. Dita me diell dhe rritje graduale të temperaturave, por ende me erëra të ftohta nga veriu e verilindja. Acar pritet edhe në pjesën lindore të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Dita vijon kryesisht me diell dhe rritje graduale e temperaturave.

Nga e Enjta më ngrohtë dhe kryesisht me diell. Acari i mëngjesit do të jetë më i dobët, ndërsa temperaturat ditore shënojnë rritje deri në 15 gradë Celsius në Kosovë e pak më ngrohtë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./MeteoBallkan

NA NDIQ NË FACEBOOK