Connect with us

Shqipëri

Operatorja turistike: Prenotimet për 2025-ën janë mbyllur, fillojmë fluturimet çarter nga Gjermania

Publikuar

Administratorja e “Happy Tours”, një nga operatorët turistikë në vendin tonë Ilda Kasa, e cila ka 27 vjet që merret me turizëm, u shpreh sot se, prenotimet për vitin 2025 janë mbyllur, teksa në panairin ITB në Berlin pritet të mbyllen edhe rezervimet për 2026-ën.

Gjithashtu ajo lajmëroi nisjen e fluturimeve çarter nga Gjermania.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Rama ndodhet në Berlin, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit për vitin 2025, nën sloganin “Albania All Senses”.

Rama u shpreh se, stenda e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, është një hapësirë gjigante 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit.

Rama më pas prezantoi Ilda Kasën, Administratore e “Happy Tours”, e cila ka 27 vjet që merret me turizëm.

“Është një ëndërr që u bë realiteti dhe kam gati 25 vjet që vij në Berlin. Mbrëmë kam pasur emocione dhe kisha nevojë të qaja, sepse kurrë nuk jam ndjerë krenare më shumë se mbrëmë. Për mua ITB u mbyll pa filluar. Ishte një sukses i jashtëzakonshëm – feedback-u nga partnerët. Prezantimi më dinjitoz dhe kokën lart. Ishte prezantimi më dinjitoz që është bërë në këto 25 vite në Berlin”, tha Kasa.

“Jo vetëm i Shqipërisë, por të gjitha këto vendet e nderit më përpara i kemi “mbytur” më përpara, i kemi “mbytur” kësaj radhe ne. Për shembull, vjet ishte Gjeorgjia”, tha Rama.

“Nuk ka lidhje, – u shpreh Kasa, – art, kulturë, vlera, dashuri, siguria, që është gjëja më e rëndësishme.”

Sa i përket shifrave, Kasa u shpreh se 2025-a është mbyllur, është sold out. Aeroporti i Vlorës. Është shitur dhe Vlora, s’ka hotele, duhen hotele”.

Rama u shpreh se, “aeroporti i Vlorës jemi afër përfundimit, por nuk jemi tamam në përfundim ky është problemi. Kemi pistën që po mbyllet, por kemi akoma disa probleme me terminalin për arsye të furnizimeve”.

“S’ka problem do përdorim Tiranën. 2025-a është e shitur. Tani ne mbyllim 2026-ën këtu. Fillojmë çartera nga Gjermania. Dje më ka ardhur konfirmimi. Schauinsland fillon operimin, fluturimin me garanci në Shqipëri që është super lajm”.

Rama u shpreh se, “kur kemi ardhur vjet që kemi bërë gjithë ato biseda na shihnin akoma me një lloj skepticizmi gjermanët”.

“Dje u zhveshën nga çdo lloj dyshimi. Nuk kam fjalë. Ishte një kryevepër, u prezantua një Shqipëri, që edhe pse ne jemi përpjekur gjithmonë ta prezantojmë nuk ia kemi dalë dot aq bukur, sa ishte prezantuar mbrëmë. Ishte një mozaik që kishte kapur çdo lloj cepi. Edhe ato anët e errëta që dikur ne i mbulonim bukur me stil, s’ka më anë të errëta. Është sukses. Ky panair ka mbaruar. Sinqerisht e them, ka mbaruar pa filluar akoma”, tha Kasa

Maqedoni23 minutes ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri53 minutes ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme2 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni3 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri4 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme4 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme5 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë5 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme5 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë6 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni6 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota6 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

NA NDIQ NË FACEBOOK