Connect with us

Ndryshe

E sapondodhur: një ulje historike në Hënë

Publikuar

Kompania amerikane Firefly Aerospace u bë kompania e dytë amerikane që zbarkoi në Hënë me anijen e saj kozmike “Blue Ghost”, duke filluar kështu një mision eksplorimi.

Ajo u ul në orën 9:30 të mëngjesit pranë një hapjeje të lashtë vullkanike në Mare Crisium, një pellg i madh në pjesën verilindore të anës së Hënës me pamje nga Toka.

Kontrollorët e fluturimit në selinë e Firefly në Austin, Teksas, monitoruan zbritjen e anijes me një shpejtësi prej vetëm dy miljesh në orë, duke lejuar një ulje të saktë dhe të kontrolluar.

Transmetimi i drejtpërdrejtë konfirmoi se anija kozmike kishte hyrë në gravitetin e Hënës. “Ne jemi në Hënë,” tha Will Coogan, kryeinxhinieri i “Blue Ghost” që mori pjesë në kontrollin e misionit. Firefly u bë kompania e dytë private që kryen një ulje të butë në Hënë, pas Intuitive Machines, anija kozmike Odyssey e së cilës u ul në Hënë vitin e kaluar.

Deri më tani, vetëm pesë vende kanë kryer me sukses ulje të buta: ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA, Kina, India dhe Japonia (vitin e kaluar).

“Blue Ghost” u lëshua një muaj e gjysmë më parë në një raketë SpaceX nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida. Ajo udhëtoi rreth 383,000 km deri në Hënë. “Gjithçka shkoi mirë, edhe në ulje, dhe më pas pamë që gjithçka ishte e qëndrueshme”, tha CEO i Firefly, Janet Petro.

Me mbështetjen e NASA-s dhe programit të saj Artemis, kompanitë private si Firefly, SpaceX e Elon Musk dhe “Blue Origin” e Jeff Bezos po luajnë një rol kyç në garën moderne për në Hënë. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK